Në muajin e tetë të shtatzënisë, i vazhdon ushtrimet në fitnes

- Advertisement -

Ushtrimet fizike mbase mund të jenë gjëja e fundit që u bien ndërmend grave që janë në muajt më të ëmbël të shtatzënisë.


Por përkundër tyre, Egzona Krasniqi ka zgjedhur që edhe muajt e shtatzënisë t’i kalojë duke ushtruar në fitnes. Ajo thotë se të ushtruarit fitnes është e mirë për çdo njeri e veçanërisht për gratë shtatzëna.

- Advertisement -

Këto ushtrime në mënyrë të kontrolluar do të forcojnë muskujt tuaj, për ta mbajtur peshën më me lehtësi gjatë shtatzënisë.

Po ashtu, trajnerja e fitnesit thotë se nëse ushtroni gjatë shtatzënisë do të përmirësohet edhe qarkullimi i gjakut, dhe do të çliroheni nga dhimbjet e shpinës.