Në Mitrovicë u mbajt testi për një grup të mësimdhënësve që e përfunduan trajnimin

- Advertisement -

SBASHK organizoi testin për një grup të mësimdhënësve nga qyteti i Mitrovicës, të cilët e përfunduan trajnimin në programin ”Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie”, me trajner, Fevzi Selmani.

- paragrafi 1 -

Testi u organizua të dielën nga Sekretari i Përgjithshëm i SBASHK-ut, Ymer Ymeri, derisa mësimdhënësit gjatë testimit i vizitoi edhe kryetari i SBASHK-ut për Mitrovicë, Isa Ismajli.

- Advertisement -

SBASHK të shtunën ka filluar edhe me 7 grupe të reja të trajnimit nëpër komuna të ndryshme të Kosovës, ndërsa po vazhdojnë edhe 14 grupe të trajnimit që kanë filluar një javë më parë.