Në mënyrë madhështore mbahet ceremonia e diplomimit të maturantëve të gjimnazit “Hamdi Berisha” në Malishevë

- Advertisement -

Më 20 qershor me një organizim madhështor është mbajtur ceremonia e diplomimit të maturantëve.

Fillimisht, zyrtarisht ceremoninë e diplomimit të maturantëve e hapi drejtori i gjimnazit, Izet Hoti.

- Advertisement -

Për një fjalë përshëndetëse u paraqit edhe i pari i komunës, Ekrem Kastrati dhe më pas drejtoresha e Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Arbëresha Krasniqi.

- Advertisement -

Gjatë kësaj ngjarjeje, në emër të kujdestarëve të klasave të maturantëve, u paraqit me një një fjalë përshëndetëse, prof. Muhamet Kastrati.

Poezinë “Dasmë e Madhe” të Ali Asllanit e recitoi nxënësja e klasës X – 6, Arnesa Hoti.

Në fund, u paraqit edhe Leonard Sopaj – Kryetar i Këshillit të Nxënësve, ku falënderoi profesorët e gjimnazit “Hamdi Berisha” për kujdesin, edukatën dhe formimin e dhënë gjatë këtyre viteve shkollimi dhe uroi të gjithë të diplomuarit.

Pas fjalimit të tij drejtuar profesorëve dhe maturantëve, i erdhi radha kryefjalës: Hedhjes së kapelove, ku një gjë të tillë Leonardi e pranoi nga ndrejtuesi i ceremonisë dhe shpalli zyrtarisht diplomimin.

Vlen të përmendet se hartues të këtij projekti janë, profesori i gjuhës shqipe, Arben Krasniqi dhe pedagogia e shkollës, Mirushe Buzhala-Krasniqi.

Këtë projekt për shkollën tonë e ka mbështetur financiarisht, kryetari i komunës, z. Ekrem Kastrati dhe drejtoresha e Drejtorisë për Arsim dhe Edukim në Malishevë, znj. Arbëresha Krasniqi.

Kjo ngjarje tashmë zyrtarisht është tradicionale në shkollën tonë.

Kolektivi i Gjimnazit “Hamdi Berisha” kanë uruar nxënësit për diplomimin dhe mbesin me shpresë që nxënësit tanë maturantë të mësyjnë dyerve të universitetit.