Në Malishevë e Junik shtyhet nisja e gjysmëvjetorit të dytë – a do të shtyhet edhe në komunat tjera?

- Advertisement5 -

Reshjet e shiut në vendin tonë po vazhdojnë. Deri më tani dy komuna kanë shtyrë nisjen e vitit të ri shkollor deri të hënën, 12 janar, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Mësimi është shtyrë në komunën e Malishevës dhe të Junikut. Mbetet të shihet nëse do të shtyhet edhe në komunat tjera.

- Advertisement -

AlbanianEducation.net do t’iu mbajë t’iu informuar.

Njofitmi nga Komuna e Malishevës:

Komuna e Malishevës ka njoftuar se për shkak të reshjeve të shumta të shiut, fillimi i gjysmëvjetorit të dytë është shtyrë deri me datë 12 janar, ditë e hënë, shkruan AlbanianEducation.net.

- Advertisement -

Njoftimi i plotë nga Komuna e Malishevës:

Njoftim: NGA DREJTORIA PËR ARSIM DHE EDUKIM

Për të gjitha Institucionet Arsimore përfshirë dhe Çerdhet për fëmijë

611609029 1281801890641245 2618066904532808283 n 1

Njoftimi nga Komuna e Junikut:

Në njoftimin e Komunës bëhet me dije se shtyhet fillimi i gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor 2025/2026 deri më 12.01.2026.

“Për shkak të kushteve të vështira klimatike, reshjeve të shumta dhe vërshimeve në Komunën e Junikut, Komuna e Junikut ka shpallur gjendje të emergjente dhe ka formuar shtabin emergjent. Në këtë kuadër, fillimi i gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor 2025/2026 shtyhet deri më 12.01.2026″.

“I lusim qytetarët për kujdes të shtuar dhe të ndjekin njoftimet zyrtare. Ditët e humbura të mësimit do të kompensohen”, thuhet në njoftim.