E diel, 23 Shkurt, 2025

Në kujtim të aksidentit tragjik në Fushë Arrëz: Pasurohet me libra biblioteka “15 Maturantët” në Gjimnazin e Malishevës

- Advertisement1-

Në prag të 20-vjetorit të tragjedisë së aksidentit në Fushë Arrëz, ku humbën jetën 15 maturantë të Gjimnazit të Malishevës, Komuna e Malishevës, përmes Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, ka pasuruar bibliotekën e këtij gjimnazi me një fond të ri librash.

Me këtë rast, u mbajt një orë letrare në përkujtim të maturantëve të ndjerë.

- Advertisement -

Drejtoresha e Arsimit në Malishevë, Arbëreshë Krasniqi, e cila ishte bashkëkohëse me viktimat, kujtoi me emocion këtë ngjarje tragjike.

Ajo theksoi se pasurimi i bibliotekës është një mënyrë e veçantë për të nderuar kujtimin e tyre, duke qenë se ata ishin pjesë e këtij gjimnazi dhe kjo bibliotekë mban emrin e tyre.

Krasniqi bëri të ditur se, me mbështetjen e kryetarit të Komunës, Ekrem Kastrati, janë përkrahur edhe bibliotekat e tjera shkollore me një fond prej rreth 150 mijë euro, duke shtuar tituj kryesisht shkencorë në fushën e albanologjisë.

Në këtë aktivitet, profesori Ramiz Sopaj, i cili mbajti një fjalë për ngjarjen, foli edhe rëndësinë e aktiviteteve kulturore që mbahen në përkujtim të maturantëve.

Në përmbyllje, nxënësit e klasës së 11/8 organizuan një orë letrare kushtuar 15 maturantëve dhe shfaqën një dokumentar për tragjedinë e 14 tetorit 2004, ku humbën jetën 15 maturantët nga Malisheva.

I tërë aktiviteti, u përshkrua me emocion dhe me lot në sy nga të gjithë të pranishmit.

- Advertisement -rrrrrrr

/AlbanianEducation.net

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....