E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Në Kosovë paga minimale 130 deri 170 euro, në Luksemburg 2257 euro

- Advertisement1-

Në kontinentin evropian, Kosova e ka pagën më të vogël minimale, ndërsa qytetarët nga Luksemburgu i prijnë listës.

Aktualisht, një qytetar i Kosovës nuk mund të paguhet më poshtë se 130 euro deri 170 euro, varësisht prej moshës.

- Advertisement -

Paga minimale e një vendi përcaktohet me ligj dhe zbatohet për shumicën e punëtorëve të atij shteti.

Jo larg vendit tonë gjendet Shqipëria me pagë minimale prej 248 euro, e ndjekur nga Bosnja e Hercegovina me 300 euro, Turqia me 328 euro, Bullgaria me 332 euro dhe Maqedonia e Veriut me 359 euro.

Serbia është i vetmi vend që kjo shumë është 401 euro. Më pak se 600 euro gjendet Rumania (515 euro), Mali i Zi (533 euro) dhe Hungaria (542 euro).

Në pagën minimale më të vogël se 1,000 euro gjendet Greqia me 774 euro.

Sllovenët dhe Spanjollët janë me pagë prej 1,000 deri 1,100 euro. Në Francë, Gjermani dhe Belgjikë paga minimale është nga 1,600 euro deri 1,660 euro, ndërsa në Holandë një qytetarë nuk mund të paguhet nën 1,700 euro.

- Advertisement -rrrrrrr

Dukshëm më lartë se këto vende qëndron Luksemburgu me pagën minimale prej 2,257 euro.

Paga minimale në Kosovë është 130 euro për të punësuarit e moshës nën 35 vjeç dhe 170 euro për të punësuarit e moshës mbi 35 vjeç, pagë kjo e cila nuk ka pësuar ndryshime që nga viti 2011.

Në Programin e Qeverisë së Kosovës për periudhën 2021-2025, shkruan se paga minimale do të rritet në 250 euro. Nga Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat janë shprehur se kjo nuk është e mjaftueshme, duke kërkuar të jetë 350 euro.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Kalendar historik/ Çfarë ka ndodhur më 9 tetor?

Ngjarje të tjera të rëndësishme: 1779 - Në Mançester të Anglisë, nisin trazirat “ludiste”, si...

A duhet të gjeni një profesion që i përshtatet personalitetit tuaj? JA MËNYRA

Po kërkoni punë që është më e kënaqshme dhe përmbushëse për ju? Lërini tiparet...

Zbuloni tiparet e karakterit tuaj në bazë të formës së duarve

Keni dëgjuar ndonjëherë rreth shkencës së leximit të duarve? Epo me sa duket, forma, madhësia,...

Detyrë: Sa është 3+3×3-3+3=?

Sa është: 3+3×3-3+3=? a) 3 b) 6 c) 12 d) 18 https://www.youtube.com/shorts/erpiZkIhvXg?app=desktop