E enjte, 10 Tetor, 2024

Në Kosovë gjithsej janë 67 shkolla profesionale me 112 profile

- Advertisement1-

Gjetja e një pune është synimi i çdo nxënësi në shkollat profesionale pasi ta përfundojnë shkollimin.

E për këtë, tregu i punës ka ndikuar që interesi i të rinjve të rritet për arsim profesional pas përfundimit të shkollës fillore 9-vjeçare.

- Advertisement -

Shkolla e mesme e lartë profesionale “Shtjefën Gjeqovi” numëron 935 nxënës dhe ka katër drejtime kryesore, si makineria, transporti dhe trafiku, tekstili dhe floktaria.

Gani Beqiri, mësimdhënës i inxhinierisë mekanike, thotë se çdo vit po rritet interesimi i nxënësve për shkollat profesionale.

“Në këtë shkollë është drejtimi i automekanikes, si dhe drejtimet e tjera. Këtu nxënësit marrin shkathtësi elementare apo të nevojshme dhe ne i përgatisim për tregun e punës. Këta nxënës mësojnë për rregullimin, mirëmbajtjen, riparimin e automjeteve”, deklaroi Beqiri.

“Interesim të nxënësve në drejtimin e automekanikes kemi shumë, për shkak se nxënësit e gjejnë veten, sepse në shkollë i marrin shkathtësitë elementare pastaj i praktikojnë në auto-servis”.

Shkolla profesionale “Shtjefën Gjeqovi” përveç mësimit teorik, nxënëseve ua mundëson edhe atë praktik.

Bujar Bogiqi, instruktor i praktikës profesionale, nxënësve ua shpjegon pjesën praktike se si riparohet motori i një veture.

- Advertisement -rrrrrrr

“Tani jemi duke i realizuar aktivitetet profesionale me klasën e 11-të, këta nxënës po bëjnë demontimin dhe montimin e kokës së motorit. Në këtë rast e kemi një motor me benzinë, ku jemi duke e përgatitur kokën e motorit për ta zëvendësuar me një kokë të përdorur. Para se të vendoset motori në automjet duhet ta pastrojmë, rregullojmë po ashtu edhe testojmë”, tha Bogiqi.

Ai tregon se çfarë mësojnë nxënësit në drejtimin e automekanikes që nga viti i parë shkollore.

“Në klasën e 10-të më shumë mësohet dhe praktikohet demontimi dhe montimi në automjete, emërtimi i veglave, pastaj te klasa e 11 mësojnë gjëra më reale mësohen problemet më të koklavitura të automjeteve. Ndërsa në klasën e 12-të nxënësit vazhdojnë praktiken jashtë shkollës pasi që janë të përgatitur me aktivitete profesionale sepse në klasën e 12-të nxënësit mësojnë diagnozën kompjuterike për automjete”.

“Atë që ua shpjegojmë nxënësve në teori e zhvillojmë në mësimin praktik. Kjo për nxënësit është shumë e mirë, sepse nxënësit në teori mund t’i mësojnë gjërat, por praktika i aftëson më shumë profesionalisht”.

Nxënësit e klasës së 11-të nga drejtimi i auto-mekanikes kanë thënë se kjo shkollë ka ndikuar në aspektin profesional të tyre. Këtë drejtim ata e shohin si mundësi më të lehtë dhe të shpejtë për tregun e punës.

“Gjithmonë kam pasur dëshirë të jem një automekanik prandaj edhe e kam zgjedhur ketë profesion. Teoria dhe praktika në ketë shkollë më ka ndihmuar shumë pasi që unë jashtë shkollës punoj. Qysh në ditën e parë në këtë shkollë e kam vërejtur se po mësoj diçka më shumë lidhur me automjetet”, u shpreh Enis Berisha, nxënës.

“Të gjitha gjërat që i kam mësuar në shkollë po më ndihmojnë shumë në praktikë, sepse pas shkollës unë punoj. I lus të gjithë nxënësit që të zgjedhin drejtimin të cilin dëshirojnë”.

Në Kosovë gjithsej janë 67 shkolla profesionale me 112 profile. /KOHA/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Ambient i këndshëm dhe i pastër në shkollën “Emin Duraku” në Prizren

Shkolla " Emin Duraku" në Prizren ka publikuar disa fotografi ku shihet ambient i...

Nobelin për Letërsi e fiton autorja Han Kang nga Koreja e Jugut

Çmimi Nobel në Letërsi për vitin 2024 i është dhënë autores koreano-jugore Han Kang...

Shkolla “Ismail Qemali” në Prishtinë themelon Këshillin e nxënësve, kryetare zgjedhet Riga Lahu

Shkolla "Ismail Qemali" në Prishtinë ka themeluar edhe Këshilli i Nxënësve në nivel shkolle. Kryetare...

Rreth 20 nxënëse u vetlënduan në Gjakovë me lojë të ‘Tik Tokut’, Policia mban mbledhje me prind të shkollës “Zekeria Rexha”

Komuna e Gjakovës së fundmi është tronditur nga një situatë e vetëlëndimit të nxënëseve...