E diel, 19 Janar, 2025

“Në kohët e sotme jeta shijohet si beqar”, i tha studenti… Profesorja ua ndryshoi mendjen me një paragraf të Kafkës

- Advertisement1-

Gjatë një leksioni mbi letërsinë moderne, profesorja po referonte mbi temën e beqarisë, natyrën vetmitare dhe të mbyllur në vetvete të shumë shkrimtarëve të mëdhenj.

Ndryshe nga e zakonshmja, studentët, veçanërisht djemtë filluan ta ndërprisnin duke i thënë se jeta moderne është tjetër, se martesa është një opsion jo detyrim, se në kohët e sotme jeta shijohet më shumë si beqar.

- Advertisement -

Profesorja hoqi dorë nga argumentimet e veta, zgjati dorën në çantën e saj, mori një libër të Kafkës dhe kërkoi vëmendjen e gjithë klasës, ndërsa filloi të lexonte:

Fatkeqësia e Beqarit nga Franz Kafka

Duket shumë gjë e keqe të mbetesh beqar, të lutesh si burrë plak duke e ruajtur me zor dinjitetin që të të pranojnë, kur dëshiron të kalosh një mbrëmje me njerëz, të jesh i sëmurë e nga cepi i shtratit tënd për javë të tëra të shikosh dhomën e zbrazët, të lësh gjithmonë lamtumirën para portës së shtëpisë, të mos ngjisësh shkallët asnjëherë në krah të gruas tënde me ngut, të kesh në dhomën tënde vetëm dyer anësore që çojnë në apartamente të huaja, ta sjellësh darkën me një dorë drejt shtëpisë, të shohësh me habi fëmijë të huaj e të mos mundesh të përsërisësh gjithnjë: “Unë nuk kam”, ta kultivosh pamjen e jashtme dhe sjelljen sipas një a dy beqarësh nga kujtimet e rinisë.

Kështu do të jetë, vetëm që realisht sot dhe më vonë do të ndodhesh aty, me trupin dhe me kokën tënde të vërtetë, e pra dhe me një ballë për ta goditur atë me pëllëmbë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...