E enjte, 19 Shtator, 2024

Në këto universitete të botës mësohet Gjuha Shqipe

- Advertisement1-

Para pak ditësh Gjuha Shqipe është futur në programin e Universitetit të Harvardit, dhe jo vetëm.

E konsideruar gjerësisht si një nga gjuhët më të vjetra në familjen e gjuhëve indo-evropiane, e ndryshme dhe e vetmja përfaqësuese e një dege të veçantë të gjuhëve indo-evropiane, gjuha shqipe mësohet vetëm në disa institucione të zgjedhura amerikane, si në:

- Advertisement -

Universitetin shtetëror të Arizonës,

Universitetin DePaul,

Kolegjin Mercy në Dobbs Ferry, Nju-Jork,

Universitetin e Harvardit.

Gjuha shqipe po mësohet edhe në universitetet e tjera të Shteteve të Bashkuara dhe në mbarë botën.

Është raportuar se një numër i konsiderueshëm studentësh zgjedhin të studiojnë shqip.

- Advertisement -rrrrrrr

Në Kolegjin “Mercy” thuhet se një numër i konsiderueshëm studentësh zgjedhin të studiojnë shqip.

Sipas drejtorit të Programit të Gjuhëve të Huaja Moderne të Kolegjit “Mercy”, Alan Hartman, kishte më shumë studentë që studionin gjuhën shqipe në Kolegjin Mercy sesa në çdo kolegj tjetër në shtetin e Nju-Jorkut gjatë nëntorit 2021.

“Shqipja është një gjuhë e rëndësishme në komunitetin tonë të afërt dhe një gjuhë e rëndësishme në Ballkan”, tha Hartman.

Po ashtu, në Yale, përmes programit të Drejtuar Independent Language Study (DILS), studentët mund të studiojnë një gjuhë që nuk mësohet në klasën e universitetit. Gjuha shqipe është ndër gjuhët e ofruara përmes këtij programi që nga viti 2001. /Albinfo.ch

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkencëtari kosovar Besnik Krasniqi, përfshihet në listën e shkencëtarëve më me ndikim në botë

Një arritje e jashtëzakonshme për shkencën kosovare ka ardhur këtë vit, pasi Profesori Besnik...

Këshilla për mësuesit dhe prindërit që të organizojnë mbledhje të frytshme në shkollë

Organizimi i një mbledhjeje të frytshme mes mësuesve dhe prindërve për të diskutuar mbarëvajtjen...

14 persona pre e mashtrimit të mësueses nga Peja

Prokuroria Themelore në Pejë ka parashtruar kërkesën për masën e paraburgimit ndaj mësimdhënës, Gjylfidane...

Adriatik Kelmendi: Nuk ka nevojë të shkruhet: Prindi 1 dhe Prindi 2, le të shkruhet vetëm shumësi: Prindërit

Nga Adriatik Kelmendi Nuk ka nevojë të shkruhet: Prindi 1 dhe Prindi 2. Le të shkruhet...