Në këto data përfundon gjysmëvjetori i parë dhe fillon i dyti në shkollat e Kosovës

- Advertisement -

Për dallim nga vitet e kaluara gjysmëvjetori i parë në shkollat e Kosovës do të përfundojë më 27 janar, kjo për shkak të grevës një mujore që ndodhi në shtator.

- paragrafi 1 -
  • Pushimi dimëror për të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar do të fillojë më datë 30.01.2023 dhe mbarojë më 03.02.2023.

Gjysmëvjetori i dytë fillon me datë 06.02.2023.

- Advertisement -

Në pesë ditë të planifikuara të pushimit pranveror sipas UA-05/2022, do të mbahet procesi mësimor në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar.

Përfundimi i gjysmëvjetorit të dytë do të jetë si në vijim:

-Për klasën e 12-të (maturantë)përfundon më datë 05.06.2023;

- Advertisement -

-Për klasat 9,10 dhe 11 përfundon me datë 27.06.2023;

-Për parafillor dhe klasat 1-8 përfundon më datë 30.06.2023