E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Në kërkim të djalit të zhdukur, nëna: Ma rrëmbyen 7 vite më parë, autorët u kapën dhe u liruan

- Advertisement1-

Renato Hamza është i zhdukur prej qershorit të 2014-ës.


Pas shtatë vitesh, nëna e Renatos kërkon nga drejtësia shqiptare të dënohen rrëmbyesit e djalit të saj:

- Advertisement -

“Djalin tim e ka rrëmbyer Indrit Shaqja dhe Denis Xhija. Unë nuk e dija kush ishte ky tjetri Denis Xhija. Ndërsa shefi i krimeve asnjëherë nuk na dha asnjë detaj për ngjarjen. E mori kriminelin Denis Xhijën e futi brenda dhe e nxori për 24 orë. Këta kanë bërë vrasje. Janë vrasës me pagesë, i kam parë në televizor. Unë nuk kisha se nga t’i njihja. Pas kësaj ngjarjeje Denisi vrau dy të moshuara”, thotë Silvana Hamza.

Nëna e këngëtarit rrëfen se dy vite pas zhdukjes së djalit ka marrë një telefonate nga ish e dashura e tij që thotë se Renato është gjallë dhe se një ditë do të kthehet në shtëpi.

“Në 2016 ka qenë telefonata e fundit. Më mori një fëmijë i vogël dhe më tha se është nipi dhe nëna e tij quhej Eva, ndërkohë që pas kësaj fshihet ish e dashura e djalit, Redona dhe me thoshte se babi është gjallë dhe ne jemi shumë larg. Në ato momente më doli një burrë në telefon, por nuk ishte djali im. Djali im nuk do të rrinte 7 vite pa folur me mua. Në ishim shumë të lidhur bashkë”.

Prej 7 vitesh Silvan u kërkon vrasësve që t’i kthejnë trupin e djalit të pafajshëm./TCh

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Gjejnë njëra-tjetrën pas 32 vitesh: Nënës i bie të fikët në krahët e vajzës

Një histori e trishtë është transmetuar ditën e sotme në rubrikën “Ka një mesazh...

Kujdes nëna: Këto ushqime nuk duhet t’ua jepni fëmijëve pa bërë 2 vjeç

Stomaku dhe gjithë sistemi tretës i fëmijëve është mjaft i ndjeshëm dhe nuk mund...

Ky artikull është për ju që keni planifikuar të bëheni nëna pas moshës 40-vjeçe!

Në vendin tonë, gjithnjë e më shumë gra vendosin të kenë një fëmijë në...

Momente prekëse, nëna me kancer ndahet mes lotësh nga i biri para se të niset drejt spitalit

Jonida është veçse 25 vjeç, por sëmundja e kancerit po ia shkurton jetën. Kur...