Në janar rritje pagash për mësimdhënësit në Shqipëri – po në Kosovë?

- Advertisement -

Qeveria shqiptare ka shpallur një politikë të re pagash, që do të hyjë në fuqi më 1 janar 2026, dhe që parashikon indeksimin e përvitshëm të pagave të punonjësve të administratës publike, si në nivel qendror ashtu edhe në atë vendor.

- paragrafi 1 -

Kryeministri Edi Rama e cilësoi këtë si një reformë që synon “të garantojë drejtësi dhe balancë në sistemin e pagave”, në përputhje me rritjen e kostos së jetesës dhe me pagën minimale në vend.

- Advertisement -

Sipas kësaj politike të re, mësuesit do të përfitojnë një rritje prej 3 mijë lekësh në muaj.

Ndërsa në Shqipëri nga 1 janari i vitit 2026 do të ketë rritje të pagave prej 3 mijë lekësh, në Kosovë nuk pritet të ketë rritje, të paktën nuk ka një paralajmërim deri tani.

Premtimi i vetëm deri tani nga kryeministi në detyrë, Albin Kurti, është se do të ndodhë “rritja e pagës bazë për 0,5 përqind për çdo vit përvojë pune”. /AlbanianEducation.net/.

PAGA E 13-të – lajm i mirë për mësimdhënësit

- Advertisement -