Në IAAP “Ymer Prizreni” mbahet provimi teoriko-praktik për drejtimin hotelieri

- Advertisement5 -

Në IAAP “Ymer Prizreni” u mbajt provimi teoriko – praktik për nxënësit e drejtimit “Asistent i Mikpritjes Hoteliere”, në kuadër të Arsimit Dual, një model bashkëkohor që lidh arsimin profesional me tregun e punës dhe praktikën reale në biznese.

- paragrafi 1 -

Njoftimi i shkollës:

- Advertisement - M1

Sot në IAAP “Ymer Prizreni” u mbajt provimi teoriko – praktik për nxënësit e drejtimit “Asistent i Mikpritjes Hoteliere”, në kuadër të Arsimit Dual, një model bashkëkohor që lidh arsimin profesional me tregun e punës dhe praktikën reale në biznese.

Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të Arsimit Dual në Kosovë, bizneset partnere, komisioni profesional vlerësues, mësimdhënës dhe stafi i shkollës, të cilët përcollën nga afër demonstrimin e aftësive profesionale të nxënësve tanë.

Nxënësit prezantuan njohuritë dhe shkathtësitë e fituara gjatë punës praktike, duke dëshmuar përkushtim, profesionalizëm dhe gatishmëri për tregun e punës. Kjo gjeneratë mbetet e veçantë për shkollën tonë, pasi është gjenerata e parë e drejtimit “Asistent i Mikpritjes Hoteliere” në sistemin dual.

- Advertisement - m2

Falënderojmë për mbështetjen dhe bashkëpunimin:

• përfaqësuesit e Arsimit Dual në Kosovë

• bizneset partnere

• komisionin profesional vlerësues

• stafin dhe mësimdhënësit e shkollës

Një falënderim dhe urim i veçantë për nxënësit tanë për angazhimin, seriozitetin dhe suksesin e treguar gjatë provimit praktik.

Mirënjohje për të gjithë ata që po kontribuojnë në fuqizimin e arsimit profesional dhe krijimin e mundësive më të mira për të rinjtë tanë.

Shqip | English