E enjte, 27 Shkurt, 2025

Në Gjimnazin “Hajdar Dushi” në Gjakovë vajza me shami nuk lejohet të hyj në shkollë qysh në ditën e parë

- Advertisement1-

Një vajzë me shami e cila do të duhej të fillonte mësimin si të gjithë të tjerat nuk është lejuar të hyj në gjimnazin ” Hajdar Dushi” në Gjakovë.

“Pasi ka hy në klasë e kanë thirrë në drejtori, i kanë thënë nuk mundesh me vazhdu mësimin përshkak të mbulesës”, thonë për RTI-në të afërmit e vajzës.

- Advertisement -

Vajza me shami sot nuk ka vazhduar mësimin dhe është kthyer në shtëpi.

Ky vendim i gjimnazit ka bërë që të ngjallen reagime të shumta.

Deputeti Visar Korenica ka deklaruar se drejtorët nuk kanë faj sa ne ende është në fuqi një udhëzim administrativ i vendosur nga ish ministri Enver Hoxhaj e që sipas tij bie ndesh me Ligjin për Arsimin dhe Kushtetutën e vendit.

“Në fillim të vitit shkollor po shpërblehemi më këso lajme?
Drejtorët nuk kanë faj sa ne ende vazhdojmë ta mbajmë në fuqi një udhëzim administrativ të vendosur nga ish ministri Enver Hoxhaj e që bie ndesh me Ligjin për Arsimin dhe Kushtetutën e vendit.
Asnjë fëmijë, asnjë, nuk ka me mbet pa vijuar mësimin pavarësisht qëllimeve përjashtuese e islamofobe të kujtdo qofshin ato, ka shkruar deputeti Visar Korenica në rrjetin e tij social”, ka shkruar ai.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Florije Zogu zgjedhet mësimdhënësja e vitit në gjimnazin “Ahmet Gashi”

Florije Zogu nga Këshilli i Arsimtarëve është zgjedhu “Mësimdhënësja e vitit” në gjimnazin "Ahmet...

Para 128 vjetëve, u botua Abetarja e parë në gjuhën shqipe

Që në fillimet e lëvizjes për çlirim nga Turqia, çështja e alfabetit doli në...

Publikohet lista e Universiteteve më prestigjioze në botë, dominim tërësor amerikan në Top 30

Universitetet amerikane janë më të mirat dhe më prestigjiozet në botë. E thotë renditja e...

Albiona Shkodra, mësuese e përkushtuar që krijon një atmosferë të këndshme dhe bashkëpunuese

Albiona Shkodra, e lindur më 13.09.1975, ka filluar punën e saj më 01.04.2016 në...