Në ambientet e Gjimnazit “Gjon Buzuku” në Prizren, me 27 shkurt, organizuan një aktivitet të veçantë në shënim të 1 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Karrigeve me Rrota, një ditë që festohet çdo vit në mbarë botën për të nderuar ndikimin e jashtëzakonshëm që karriget me rrota kanë në jetën e miliona njerëzve.
Në njoftim thuhet se ky aktivitet kishte për qëllim jo vetëm informimin, por edhe nxitjen e reflektimit dhe përgjegjësisë qytetare tek të rinjtë tanë.
Njoftimi i shkollës:
Në ambientet e Gjimnazit “Gjon Buzuku” në Prizren, me 27 shkurt, nxënësit tanë organizuan një aktivitet të veçantë në shënim të 1 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Karrigeve me Rrota, një ditë që festohet çdo vit në mbarë botën për të nderuar ndikimin e jashtëzakonshëm që karriget me rrota kanë në jetën e miliona njerëzve.
Kjo ditë simbolizon lirinë e lëvizjes, pavarësinë dhe dinjitetin për personat me aftësi të kufizuara në lëvizje. Përmes këtij aktiviteti, nxënësit tanë synuan të rrisin ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e përfshirjes, barazisë dhe respektit ndaj çdo individi, pa dallim.
Gjatë aktivitetit u mbajtën prezantime informuese mbi historikun dhe rëndësinë e karrigeve me rrota, u diskutua për sfidat me të cilat përballen personat me aftësi të kufizuara në jetën e përditshme, si dhe për nevojën e krijimit të hapësirave publike më të qasshme dhe gjithëpërfshirëse.
Nxënësit gjithashtu ndanë mesazhe sensibilizuese, duke theksuar se një shoqëri e drejtë ndërtohet mbi empatinë, solidaritetin dhe mbështetjen e ndërsjellë.
Ky aktivitet kishte për qëllim jo vetëm informimin, por edhe nxitjen e reflektimit dhe përgjegjësisë qytetare tek të rinjtë tanë. Ne besojmë se edukimi për vlerat humane dhe respektin ndaj diversitetit është thelbësor në formimin e një brezi të ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm.
Gjimnazi “Gjon Buzuku” mbetet i përkushtuar në promovimin e aktiviteteve që fuqizojnë mesazhin e barazisë, përfshirjes dhe mbështetjes për komunitetin me aftësi të kufizuara, duke dëshmuar se shkolla është jo vetëm vend i dijes, por edhe i edukimit për jetën.