Shkolla “Ahmet Gashi”, në Prishtinë ka rifilluar zbatimin e Udhëzimit Administrativ që ndalon përdorimin e telefonave mobil nga nxënësit gjatë orarit mësimor, shkruan AlbanianEducation.net.
Shkolla ka njoftuar se ky udhëzim është zbatuar edhe më herët, mirëpo për shkak të procesit të renovimit të objektit shkollor, zbatimi i tij ishte ndërprerë përkohësisht.
“Tani, me rikthimin në kushte normale pune, ka filluar sërish zbatimi i plotë i këtij udhëzimi”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i Gjimnazit “Ahmet Gashi” në Prishtinë:
Ju njoftojmë se shkolla jonë ka rifilluar zbatimin e Udhëzimit Administrativ që ndalon përdorimin e telefonave mobil nga nxënësit gjatë orarit mësimor.
Ky udhëzim është zbatuar edhe më herët në shkollën tonë, mirëpo për shkak të procesit të renovimit të objektit shkollor, zbatimi i tij ishte ndërprerë përkohësisht. Tani, me rikthimin në kushte normale pune, ka filluar sërish zbatimi i plotë i këtij udhëzimi.
Ky vendim ka për qëllim rritjen e përqendrimit në mësim, përmirësimin e disiplinës dhe krijimin e një ambienti më të sigurt dhe më produktiv për të gjithë nxënësit.
Ftojmë nxënësit dhe prindërit për bashkëpunim dhe mirëkuptim në zbatimin e këtij udhëzimi, në mënyrë që së bashku të krijojmë kushte sa më të mira për arsimim cilësor.