E diel, 24 Nëntor, 2024

Në Fushë-Kosovë 53 mësimdhënës nuk marrin paga

- Advertisement1-

Shtimi i numrit të nxënësve e ka bërë të domosdoshme edhe angazhimin e stafit shtesë në shkollat e Fushë Kosovës. Drejtoria komunale për këtë qëllim ka rekrutuar 53 mësimdhënës të cilët janë duke punuar, por nuk janë të përfshirë në listat e pagave.

Drejtori i Arsimit në Fushë Kosovë, Samir Shahini, tha se kjo nuk është në kompetencën e komunës, dhe se punësimi i tyre ka qenë i domosdoshëm, marrë parasysh që kjo komunë ka vite që është mbi populluar.

- Advertisement -

Ai tha se para disa ditësh, kjo komunë ia ka dorëzuar shkresën e fundit Ministrisë së Financave e cila është përgjegjëse për këtë çështje.

“Javën e kaluar ia kemi dorëzuar kërkesën e fundit Ministrisë së Financave. Kjo futet në kompetencë të Ministrisë se Financave për t’i vendosë në listë të pagave. Ne kemi një rritje enorme të numrit të nxënësve edhe kjo na ka detyru që të punësojmë këta mësimdhënës”, tha ai, për RTK.

E, Ymer Ymeri nga Sindikata e Arsimit i tha Radio Kosovës se sindikata ka kërkuar nga Ministria e Arsimit dhe ajo e Financave që me një vendim të veçantë t’i fusin në listën e pagave këta mësimdhënës për arsye se numri i nxënësve në këtë komunë është tepër i lartë.

“Për shkak të numrit të madh të nxënësve që ka kjo komune është dashur të punësohen këta punëtorë. Ne, se sindikatë kemi kërkuar nga Ministria e Arsimit dhe ajo e Financave që këta 53 mësimdhënës të futen në listën e pagave me një vendim të veçantë”, tha Ymeri.

Ndërkaq, përfaqësues të Ministrisë se Arsimit nuk kanë dhënë ndonjë sqarim në lidhje me këtë. Në një përgjigjeje për Radio Kosovën ata kanë bërë të ditur se ditëve në vazhdim do ta trajtojnë këtë çështje.

Ndërkohë, raporti i auditimit i Ministrisë së Arsimit tregon se 32 punëtorë serbë, që nuk janë paraqitur në punë vazhdojnë të marrin paga.

- Advertisement -rrrrrrr

Lidhur me mosparaqitjen në punë të këtyre punëtorëve serbë, zëvendësministri i arsimit, Dukagjin Pupovci, tha se kanë tentuar që të kontaktojnë me ta, por vetëm tre prej tyre janë përgjigjur.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Buxheti për arsim i 2025-tës: 101 milionë euro më i lartë se katër vjet më parë

Buxheti për arsim për vitin 2025, sipas ministres Arbërie Nagavci do të jetë 417...

Shkolla “Mustafë Venhari” në Vushtrri shkëlqen nga pastërtia

Shkolla fillore “Mustafë Venhari” në Vushtrri po dëshmon se një mjedis i pastër është...

Dorëshkrimet e Ismail Kadaresë ekspozohen sot në Prishtinë

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës në bashkëpunim me drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave...

Vrasja e nxënësit 14-vjeçar/ Zbardhet dëshmia në mbledhjen me prindërit: Autori nxori thikën në klasë

Në rrjetet sociale është publikuar një audio nga mbledhja me prindërit e shkollës “Fan...