Në fshtin Dumosh të Podujevës do të ndërtohet shkollë e re në vlerë 560 mijë euro – së shpejti nisin punimet

- Advertisement -

Një shkollë e re do të ndërtohet në qytetin e  Podujevës, konkretisht në fshatin Dumosh.

- paragrafi 1 -

Këtë e ka konfirmuar kryetari i kësaj komune, Shpejtim Bulliqi, i cili ka njoftuar se është nënshkruar kontrata në vlerë 560 mijë euro, shkruan Albanian Education.

- Advertisement -

Ai ka bërë të ditur se ky projekt do të financohet në tërësi nga buxheti komunal, ku brenda pak ditësh edhe do të fillojnë punimet.

Njoftimi i tij:

- Advertisement -

Është nënshkruar kontrata për ndërtimin e shkollës fillore në fshatin Dumosh, në vlerë prej 560 mijë euro. ✍️🏫

👉Ky projekt do të financohet në tërësi nga buxheti komunal, ku brenda pak ditësh edhe do të fillojnë punimet. 👷

Angazhim maksimal deri në realizimin e secilit projekt të premtuar para qytetarëve. Punë të mira e projekte të mëdha e presin Llapin!