Në fshatin Saradran fëmijët kalojnë nëpër baltë për të shkuar në shkollë

- Advertisement -

Në fshatin Saradran të Komunës së Istogut, një rrugë e vetme ka mbetur pa u asfaltuar, ndonëse punimet për shtrimin e rrugëve në fshat u kryen një ditë para zgjedhjeve të 12 tetorit.

- paragrafi 1 -

Banorët e asaj lagjeje thonë se kjo ka prapavijë politike sepse familja e tyre njihet për përkrahjen e AAK-së, ndërsa kryetari i rizgjedhur, Ilir Ferati vjen nga LDK-ja.

- Advertisement -

Leart Berisha nga fshati Saradran i Komunës së Istogut ka denoncuar për Gazetën Insajderi se rruga e lagjes së tij ka mbetur e paasfaltuar, ndonëse, sipas tij, projekti komunal parashihte që të gjitha rrugicat e fshatit të shtroheshin me asfalt.

Berisha thotë se asfaltimi i rrugëve në fshat kishte filluar pak para zgjedhjeve lokale të 12 tetorit, por rruga ku ndodhen tre shtëpi të familjes Berisha, me gjatësi rreth 250 metra, është lënë pa u përfshirë në projekt.

“Para zgjedhjeve nisën asfaltimin e rrugicave në fshat, por vetëm rrugica jonë jo. Në atë rrugë janë tri shtëpi dhe rruga është diku 250 metra e gjatë. Pas zgjedhjeve menduam se do të përfundohej, por siç po shihet, jo. Është e vetmja rrugë në fshat që nuk është shtruar”, ka deklaruar Berisha për Insajderin.

- Advertisement -

Ai shton se banorët e lagjes kanë kontaktuar disa herë me kryetarin e Komunës së Istogut, por sipas tij, përgjigjja e kryetarit ka qenë gjithmonë se nuk ishte në dijeni për mosasfaltimin e kësaj rruge, pasi, siç pretendon Berisha, “projekti ka qenë që të gjitha rrugët e fshatit Saradran të asfaltohen përnjëherë”.

Rruga që nuk është asfaltuar ndodhet në lagjen e Berishëve, me emrin “Milazim Mavraj”.

Gazeta Insajderi ka siguruar pamje nga vendi, ku shihet gjendja e rrugës së paasfaltuar dhe fëmijët duke ecur nëpër shi e baltë, për të arritur në shkollë dhe shtëpi.

Marrë nga Gazeta Insajderi