Regjisorja kosovare, Vjosa Berisha, ka disa muaj që është diagnostikuar me kancer në vezore.
Vjosa e ftuar në intervistën “5 Datat” në Prive foli hapur rreth operacionit që iu nënshtrua dhe si e përballuan këtë situatë me bashkëshortin Fatosin dhe djalin Lekën.
“Unë në mars të këtij viti e kam marr vesh që kam kancer në vezore edhe ai ka qenë një moment shumë i vështirë, si për mua, si për Fatosin, si për Lekën.”
“Si për krejt familjen sepse nuk iu kem i treguar në fillim edhe në konsulta me doktorët është sjell vendimi që duhet të operohet edhe në kohë të pandemisë ka qenë shumë vështirë me ardhë deri te ajo, unë nuk e di hala sot se qysh ka mbërritur doktori im edhe doktori në Gjermani që aq shpejt në një kohë kur ne ishim aq të mbyllur dhe udhëtimet ishin problematike, ta caktojnë datën e operacionit”, ka thënë Berisha.
Regjistorja foli edhe rreth trajtimit me kimioterapi teksa dha edhe disa këshilla për të gjithë personat që po ballafaqohen me një sfidë të tillë.
“Pas prillit, gjatë muajit maj dhe deri tani kam vazhduar me kimioterapi këtu në Kosovë dhe unë vazhdoj të mendoj se kanceri është një sëmundje si çdo sëmundje tjetër, fatmirësisht në ditët e sotme ka zgjidhje, ka shërim. Është me rëndësi sidomos për të gjitha ato gra që janë duke u ballafaquar me këtë sëmundje, është shumë me rëndësi t’ju them që edhe nëse s’jeni e fortë, duhet të dini që unë për shembull prej marsit e deri tash më ka rastisur të shoh shumë më shumë njerëz që më kanë thënë se janë shëruar se sa ndonjë rast fatal”.
“Kështu që kjo sëmundje duhet të trajtohet si çdo sëmundje tjetër, qoftë me ushqim, qoftë me pozitivitet, qoftë me të gjitha aspektet tjera, me i dëgju këshillat e doktorëve edhe mendoj me këtë pjesë ti e bën atë që mundesh të bësh, d.m.th. më shumë nuk mundesh të bësh – pjesa jote është ajo”.
Ndiqni të plotë rrëfimin e saj në videon e mëposhtme.