E martë, 4 Shkurt, 2025

Në Ferizaj e Lipjan u mbajtën testet për mësimdhënës nga SBASHK, kurse në Gjakovë filloi grupi i dytë i trajnimit

- Advertisement1-

SBASHK të dielën mbajti testet për dy grupe të mësimdhënësve pas përfundimit të trajnimit në programin ”Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie” në Ferizaj dhe dy të tjera në komunën e Lipjanit.

Prezent gjatë testimit përveç Sekretarit të përgjithshëm të SBASHK-ut, Ymer Ymeri dhe zyrtarit ligjor, Blendor Shatri, ishte edhe kryetari i SPAK-ut, Fejzullah Vranofci dhe anëtarja e kryesisë në SBASHK, Hanife Saliu.

- Advertisement -

Të dielën, një grup i trajnimit në programin ”Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie” filloi edhe në Gjakovë, me trajnere Litvana Spahija.

Mësimdhënësit, sikurse të shtunën ashtu edhe sot i vizitoi kryetari i SPAK-ut në Gjakovë, Zenun Nimani, i cili përcolli nga afër punimet e trajnimeve të filluara këtë vikend.

Në këtë qytet të shtunën filloi edhe një grup tjetër i trajnimit në programin e njëjtë, kurse në programet e licencuara të trajnimit nga SBASHK, aktualisht po vazhdojnë trajnimin edhe dhjetëra grupe tjera të trajnimit nëpër komuna të ndryshme të Kosovës.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkolla “Hamit Sejdiu” në Kërpimeh zgjedh kryesinë e re të Këshillit të Prindërve

Shkolla "Hamit Sejdiu" në Kërpimeh të Podujevës ka zgjedhur kryesinë e re të Këshillit...

Qortohet se nuk i ka bërë detyrat e shtëpisë – 10-vjeçari kinez i hakmerret babait

Një djalë 10-vjeçar, i qortuar nga i ati për moskryerjen e detyrave të shtëpisë,...

Nxënësja Alea Dvorani, fiton “Çmimin e Parë” në manifestimin “Flaka e Janarit”

Alea Dvorani, nxënëse e shkollës "Meto Bajraktari" në Prishtinë ka fituar "çmimin e parë"...

Nga Malvina Rista: Fëmijët në Epokën Digjitale: Konsumatorë të Teknologjisë apo Krijues të Dijes?

Jemi në epokën e teknologjisë dhe informacionit, ku interneti është bërë pjesë e pandashme...