Në Fakultetin Juridik akreditohet programi master në gjuhën angleze “Të drejtat e njeriut, e drejta ndërkombëtare penale dhe drejtësia tranzitore”

- Advertisement -

Në Fakulteti Juridik/Faculty of Law-UP është akredituar programi master në gjuhën angleze “Të drejtat e njeriut, e drejta ndërkombëtare penale dhe drejtësia tranzitore”, i cili do të pranojë studentë vendorë e të huaj. ⚖️💡

- paragrafi 1 -

Ky program është hartuar në bashkëpunim dhe me përfshirjen e profesorëve ndërkombëtarë dhe stafit të fakultetit. Për këtë program, që ka në përmbajtje lëndë aktuale me karakter dhe të rëndësishme në nivelin vendor e ndërkombëtar, konkursi për pranim të studentëve të rinj do të shpallet në shtator 2023.

- Advertisement -

Si i tillë, ky program, që zgjat 1 vit akademik (60 ECTS), do të ketë:
• për secilën lëndë nga një bashkëprofesor ndërkombëtar që vijnë nga universitetet prestigjioze (përfshirë universitetet evropiane dhe të ShBA-së) për ligjërata dhe mentorim;
• 5 bursa të plota për studentët ndërkombëtarë;
• 2 vizita të rregullta studimore: në semestrin e I-rë në Strasburg (Francë) dhe në semestrin e II-të në Hagë (Mbretëria e Holandës) për të gjithë studentët e programit;
• 1 vizitë studimore në vendet e rajonit për të gjithë studentët;
• praktikë hulumtuese me pagesë në institucione/qendra në Kosovë dhe rajon.

Përveç përmes Fakultetit Juridik, programi financohet edhe nga partnerët si: Qeveria e Zvicrës, Zyra për të Drejtat e Njeriut e OKB-së dhe Këshilli i Evropës.

Përveç këtij programi, në Fakultetin Juridik është riakredituar edhe programi tjetër në gjuhë angleze “European Advanced Studies”, program 1-vjeçar (60 ECTS). Gjithashtu, në këtë vit janë riakredituar edhe 6 programe tjera master dhe Programi i Studimeve Themelore.

- Advertisement -

#UPgrading 👩‍🎓👨‍🎓