Në ditën e parë të shkollës, sulmohet me thikë një nxënës në Prishtinë

- Advertisement -

Një incident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Prishtinë, më konkretisht në lagjen “Dardania”, në rrugën “Sadik Zeneli”, ku një person është parë i plagosur i shtrirë në tokë, raporton Gazeta Sinjali.

- paragrafi 1 -

Siç merr vesh Sinjali, dyshohet se një person është therur me thikë dhe viktima është një nxënës i një shkolle.

- Advertisement -

Sinjalizues të Sinjalit kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet tashmë prezenca e policëve dhe e ambulancës.