E hënë, 24 Shkurt, 2025

Në Ditën e Mësuesit kërkohet rritja e pagave për mësimdhënësit

- Advertisement1-

Sot është 7 Marsi, Dita e Mësuesit.

Për këtë ditë, partia opozitare Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kërkuar që kryeministri Albin Kurti të rrisë pagat e mësimdhënësve dhe sipas tyre seanca e sotme e Kuvendit nuk duhet të përcillet me fjalime të zakonshme por me qëndrime konkrete nga ekzekutivi.

- Advertisement -

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri në një konferencë për media ka thënë se mësimdhënësit presin sot nga kryeministri lajmin për Ligjin e pagave.

“Mbi 23 mijë mësimdhënës parauniversitarë presin nga kjo seancë solemne dy lajme, lajmi për datën kur do të hyjë në fuqi Ligji i pagave dhe presin, nëse ka pasur 10 përqind rritje ekonomike, shtesën që ata duhet të marrin nga shteti në këtë shtrenjtim të madh. Nëse kjo kthehet në seancë normale, ky është një mashtrim i radhës. Kryeministri duhet t’i lërë fjalimet e bukura elozhe, duhet të marrë vendime, duhet të rrisë pagat e të gjithë mësimdhënësve”, ka thënë Tahiri.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...