NË DISAPORË: Një vit të mbarë shkollor në gjuhën shqipe

- Advertisement -

Urojmë suksese të gjithë nxënësve të shkollave shqipe në Zvicër për vitin shkollor 2025/2026!

- paragrafi 1 -

Në pothuajse tërë Zvicrën, mësimi plotësues në gjuhën shqipe tashmë ka filluar. Me krenari e me gojën plot, u themi të gjithë fëmijëve shqiptarë që, nën kujdesin dhe këshillat e prindërve të tyre, kanë nisur apo kanë vazhduar mësimet në gjuhën e bukur shqipe, se ata janë drita dhe shpresa jonë. Nuk ka gëzim më të madh sesa kur i shohim fëmijët shqiptarë, të lindur e rritur në mërgim, të drejtohen me dashuri drejt pikave shkollore, për ta mësuar e për ta ruajtur gjuhën e të parëve të tyre.

- Advertisement -

Janë me dhjetëra e qindra ata që ecin me krenari në gjurmët e prindërve të tyre, me dashurinë e madhe për gjuhën dhe kulturën kombëtare. Kjo na jep forcë dhe na e mban gjallë shpirtin: fëmijë me emra plot kuptim e histori – Kastriot, Shqipe, Vlera, Gëzim, Vlora, Saranda, Shkodran, Krutan, Berat, Vjosa, Buna, Valbona, Teuta e shumë të tjerë – rriten duke mbajtur të gjallë rrënjët e tyre shqiptare. Me duart e tyre të pastra e të bukura ata krijojnë shqiponjën dykrerëshe, simbolin e krenarisë sonë kombëtare.

Prandaj, fëmijë të dashur, mësoni gjuhën shqipe – gjuhën e të parëve tanë, gjuhën e shekujve, gjuhën që na jep shpirt kudo që jemi. Ajo është jo vetëm krenaria e kombit shqiptar, por edhe një pasuri që e njohin dhe e vlerësojnë studiuesit ndërkombëtarë për lashtësinë dhe bukurinë e saj.

Mësoni shkronjat e shqipes, ato shkronja me të cilat kanë shkruar prindërit dhe të parët tanë. Ky është obligim moral dhe kombëtar, një detyrë e shenjtë për ta ruajtur e për ta trashëguar gjuhën tonë të bukur ndër breza, në mesin e popujve të qytetëruar.

- Advertisement -

Suksese dhe një vit të mbarë shkollor!

L.A.P.Sh.”Naim Frashëri” – Zvicër

Dr. Vaxhid Sejdiu – bashkëkryetar