E martë, 22 Tetor, 2024

Në cilën gjuhë qajnë foshnjat?

- Advertisement1-

Foshnjat qajnë në një mënyrë të përshtatshme me gjuhën e nënave të tyre, theksohet në një studim të bërë në Gjermani.

Gazeta gjermane Die Welt i referohet Kathleen Wermke, drejtuese e qendrës “Zhvillimi i gjuhës para të folurit dhe problemet e zhvillimit” në klinikën e universitetit Wurzburg, dhe ekipit të saj.

- Advertisement -

Ata vërtetuan se kur embrioni është në barkun e nënës regjistron në kujtesën e tij thekset e ndryshme të gjuhës së saj, dhe pasi lind, gjatë të qarit përdor “atë shembull melodie” të nënës, transmeton Telegrafi.

Pas botimit të rezultateve të studimit në revistën Current Biology, Wermke thekson se janë analizuar 60 foshnje 3-5 ditëshe franceze dhe gjermane, dhe nga spektri i frekuencave i përgatitur gjatë kohës që qanin u përftuan thekse të ndryshme.

Duke parë se në gjuhën gjermane theksi i fjalëve dobësohet në rrokjet e fundit, ndërsa në gjuhën franceze theksohet më tepër, Wermke deklaroi se foshnjat gjermane fillonin të qarin me tone të larta pastaj e ngadalësonin.

Ndërsa tek foshnjat franceze ndodhte e kundërta, ato fillonin të qanin lehtë dhe më vonë e ngrinin më shumë zërin.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...

Çfarë konsiderohet rritje e ngadaltë dhe si zbulohet – kjo është ajo që prindërit duhet të dinë

Ja si të dalloni nëse fëmija juaj po rritet ngadalë Në pediatri përdoren grafikët e...

Kthimi i fëmijëve në shkollë: Këto janë disa nga gjërat që çdo prind duhet t’i dijë

Pas situatës të pandemisë, fillimi i shkollës do të jetë një përvojë e vështirë...

Fëmijëve u pëlqen kur prindërit kanë këto katër zakone

Ekzistojnë disa zakone që prindërit mund të praktikojnë që do të bëjnë sigurisht që...