E hënë, 24 Shkurt, 2025

Në ambientet e Fakultetit Filologjik vendoset harta e botës ku nuk figurojnë fare Kosova dhe Shqipëria

- Advertisement1-

Profesori universitar, Florim Isufi përmes një reagimi të bërë në Facebook, ka thënë se ka vënë re që në ambientet e brendshme të Fakultetit Filologjik është vendosur harta e botës e ku ai thotë se Kosova dhe Shqipëria nuk figurojnë fare.

Në postimin e bërë, Isufi thotë se hartën e vënë aty, aty është paraqitur ish-Jugosllavia me Shqipërinë në të.

- Advertisement -

“Sot vrejta se në ambientet e mbrendshme të Fakultetit Filologjik, ku frekuentojnë edhe stafi e studentët e FSHMN-së dhe të Departamentit të Gjeografisë, ishte vendosur një hartë e botës ku prezantohen shtetet e saj.

Ajo çka bije në sy është se Kosova dhe Shqipëria nuk janë paraqitur në këtë hartë, ndërsa përkundër paraqitjes së shteteve të ndara nga ish BRSS, në territorin e Ballkanit është paraqitur ish-Jugosllavia me Shqipërinë në të”, shkruan Isufi në llogarinë e tij në Facebook.

Profesori ka thënë se kjo dukuri e paraqitur edhe nëpër librat shkollorë, pa prezencën e Kosovës në to, është e dëmshme, dhe se hartat e tilla pas një kohe devijojnë historinë.

“Duke mos hyrë në atë se kush është autori, qëllimin e prezantimit të kësaj harte në këtë kohë, mesazhin, kohëzgjatjen e shfaqjes në publikë, ambientin e përzgjedhur, strukturën e frekuentuesve etj, konsideroj që kjo dukuri e shfaqjes së hartave gjithandej edhe në libra shkollorë pa prezencën e Kosovës është e dëmshme dhe jo reale. Harta të tilla edhe nëse nuk konsiderohen me peshë, ato mbesin në historinë hartografike dhe pas një kohe të gjatë shërbejnë për devijimin e historisë.

Besoj që dekani i Fakultetit Filologjik dhe ai i FSHMN-së së bashku me rektorin e UP “Hasan Prishtina” ta largojnë këtë hartë nga këto ambiente ose ta përmirësojnë duke i shtuar edhe dy shtetet shqiptare”, ka shkruar profesori Florim Isufi. / Marrë nga Reporteri.net

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...