Në 50 vjetorin e themelimit, Shkolla e Mesme Teknike “Shaban Spahija” mori emrin e shkencëtarit Rifat Gjota

- Advertisement -

Shkolla e Mesme Teknike deri më tash ‘Shaban Spahija’, ka kremtuar sot me solemnitet 50 vjetorin e themelimit.

- paragrafi 1 -

Në këtë përvjetor këtij kulti arsimor iu dha edhe emrin i shkencëtarit të njohur pejan me përmasa të gjëra, Rifat Gjota, i cili kohë më parë u nda nga jeta.

- Advertisement -

Në selomnitet ka marrë pjesë edhe kryetari i komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri dhe Drejtori i Arsimit Naser Gega.

Të pranishmit i ka përshëndetur drejtori i kësaj shkolle profesor Arben Gjikolli, përderisa programi u drejtua nga profesoresha Mjellma Selimi Kumnova.

Një fjalë rasti falënderuese për emërtimin e kësaj shkolle me emrin ‘Rifat Gjota’ kanë mbajtur para të pranishmëve edhe familjarë të të ndjerit.

- Advertisement -

Shkolla e Mesme Teknike e Pejës, nga tani ‘Rifat Gjota’, njihet në nivel vendi për specifikat programore, moderne dhe kuadrin profesional. Poashtu tani e disa vite kjo shkollë gëzon edhe objektin e ri.

Zbulimin e pllakës emërtuese të shkollës e ka bërë kryetari i komunës Gazmend Muhaxheri, drejtori Arben Gjikolli dhe anëtarë të familjes Gjota./Njeshi&RADIO 1/