Në 180 shkolla të Shqipërisë ka nisur vlerësimi ndërkombëtar PIRLS, që mat aftësitë në të kuptuarit e leximit për 4602 nxënës të klasës së katërt, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimi i Ministrisë të Arsimit:
Në 180 shkolla të vendit ka nisur vlerësimi ndërkombëtar PIRLS, që mat aftësitë në të kuptuarit e leximit për 4602 nxënës të klasës së katërt 📖🧒🏼👧🏼
📕Ky studim ndërkombëtar i International Association for the Evaluation of Educational Achievement, 📈 i administruar nga Qendra e Shërbimeve Arsimore dhe Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar na jep të dhëna të rëndësishme për nivelin e leximit të nxënësve, rezultatet e të cilit do të shërbejnë për të mbështetur zhvillimin e mëtejshëm të aftësive të leximit tek nxënësit e shkollave🏫📔💻🇦🇱