E enjte, 28 Nëntor, 2024

“Në 10 vitet e fundit janë vlerësuar vetëm 700 mësimdhënës”

- Advertisement1-

Themelues i organizatës arsimore “Teach For Kosova”, Egzon Gashi, i cili ka studiuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), ka bërë të ditur e është duke punuar për ta krijuar një instrument, i cili pastaj do të mund të përdorej nga drejtorët e shkollave për t’i vlerësuar performancat e mësimdhënësve.

Sipas tij, Kosova duhet të marrë shembuj nga vendet perëndimore apo ShBA-ja, por së pari duhet të përshtatet me kontekstin dhe rrethanat e arsimit që mbizotërojnë në vendin tonë.

- Advertisement -

“Po mendojmë bashkë me Universitetin ta krijojmë një instrument të ri i cili mund të përdoret prej drejtorëve apo kushdo që do ta bëjë vlerësimin e performancës, dhe të jetë i kontekstualizuar me nevojat e Kosovës dhe të përshtatet me sistemin tonë arsimor, d.m.th. është shumë e rëndësishme të kemi shembuj të ndryshëm të vendeve, por nëse nuk përshtatet me kontekstin e Kosovës, është shumë vështirë të ketë sukses”, ka deklaruar Gashika deklaruar Gashi për Dukagjinin.

Ai është shprehur se vlerësimi i performancës së mësimdhënësve nuk mjafton të bëhet një herë në vit, por sipas tij, kjo duhet të bëhet pesë herë në vit, varësisht nga nevojat.

Sipas themeluesit të “Teach For Kosova”, është shqetësuese mënyra apo ndikimi politik në përzgjedhjen e drejtorëve të shkollave.

Gashi ka theksuar se kjo është një nga të metat e arsimit në Kosovë. Sipas tij, drejtorët nuk duhet të jenë politikë, sepse pastaj “aty mund të hyjnë edhe interesa të tjera në arsim”.

Gashi ka theksuar nevojën e shtimit të llogaridhënies dhe përgjegjësisë së drejtorëve të shkollave, në këtë mënyrë sipas tij edhe vlerësimi i performancës për mësimdhënësit do të jetë më cilësor.

Ai ka thënë se në 10 vitet e fundit janë vlerësuar vetëm 700 mësimdhënës.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkolla “Xhemajl Mustafa”, në Prishtinë feston 28 Nëntorin me program të pasur artistik

Shkolla fillore "Xhemajl Mustafa", në Prishtinë ka festuar 28 Nëntorin me një program tejet...

Pezullohet nga puna mësuesi që nuk lejoi nxënësen me veshje kombëtare

Mësuesi i gjuhës angleze, Muhamed Hajredinaj që nuk e lejoi nxënësen 11-vjeçare të mbante...

Kremtimi i festës së flamurit në shkollën “Zef Serembe” në Gllaviçicë – Pejë

Kremtimi i Festës së Flamurit nga nxënësit e shkollës "Zef Serembe" në Gllaviçicë, Pejë,...

Skandal/ Mësuesi në Prishtinë nuk e lë nxënësen në klasë për shkak të veshjes kombëtare

Një 11-vjeçare nuk është lejuar të hyjë në klasë në shkollën “Xhemajl Mustafa”, gjatë...