E shtunë, 11 Janar, 2025

Ndryshon Matura Shtetërore, Ministria e Arsimit: Testet do të rivlerësohen me kërkesë të nxënësve

- Advertisement1-

Ministrja e Arsimit Evis Kushi gjatë konferencës ku foli për arritjet e ministrisë për vitin 2022, njoftoi disa ndryshime që do të bëhën në Maturën Shtetërore.

Si pasojë e kohës së shkurtër, që ministria kishte në dispozicion për të korigjuar testet dhe për të nxjerrë rezultatet në kohën e duhur, Kushi tha se do të ketë komisione të vecanta në shkolla për t kryer këtë funksion dhe se nxënësit do të mund të marrin testin e korrigjuar.

- Advertisement -

“Në rregulloren e re të Maturës Shtetërore, është shfuqizuar neni që nuk lejonte rivlerësimin e testit. Ka qenë një shqetësim i vazhdueshëm, për shkak të kohës së kufizuar që ne si ministri, kishim për të korrigjuar provimet dhe për të publikuar rezultatet në kohën e duhur. Ishte e pamundur që të kishte dhe një kohë në dispozicion për rivlerësimin. Por tashmë i kemi marrë të gjitha masat do ketë komisione të veçanta dhe në shkollë dhe në qendrën e shërbimeve arsimore, ku nxënësit do të kenë të drejtën e tyre që jo vetëm të marrin testin e korrigjuar, por që të ngrihet një komision transparent dhe nxënësi të marrë notën që meriton”, tha Kushi.

Ndërkaq në konferencë u tha se një nga sfidat që Ministria e Arsimit do të ketë prioritet këtë vit, është transporti për fëmijët, dhe se për këtë sipas Kushit, po punohet për rumbursimin e biletës.

Kushi e mbylli fjalën e saj, duke thënë se Ministria po punon për rritjen e cilësisë së shkollave dhe universiteteve nëpërmjet politikave të ndërkombëtarizimit.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Pensionohet mësuesja Shkurte Zekaj nga Deçani

Është pensionuar mësuesja Shkurte Zekaj nga Deçani, shkruan AlbanianEducation.net. Njoftimi nga Drejtoria e Arsimit: Me rastin...

Shkolla “Mustafa Bakia” në Prizren nis gjysmëvjetorin e dytë me gara të fizikës

Shkolla "Mustafa Bakia" në Prizren ka nisur gjysmëvjetorin e dytë me gara, ku nxënësit...

20 pedagogë të rinj janë shtuar në shkollat e Prishtinës me qëllim të përmirësimit të cilësisë në arsim

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku-Saddriu ka njoftuar se gjatë këtij...

Shpërblehen 63 nxënës, fitues në garat vendore dhe ndërkombëtare të matematikës dhe fizikës

63 nxënës, fitues në garat vendore dhe ndërkombëtare të matematikës dhe fizikës gjatë...