E hënë, 20 Janar, 2025

Ndryshohet rregullorja e shkollës në Ferizaj që i ndalonte djemtë me flokë të gjatë

- Advertisement1-

Komuna e Ferizajt në bashkëpunim me Inspektoratin e Arsimit e ka hedhur poshtë rregulloren e shkollës “Jeronim De Rada” në Ferizaj, ndërsa një e re do të hyjë në fuqi. Shkak për këtë është bërë rasti i një djali 5 vjeç i cili është ndaluar të vijojë mësimin për shkak të flokëve të gjatë.

Ditë më parë drejtoresha e kësaj shkolle, Selvete Hajrullahu, duke u bazuar në rregulloren e shkollës pati ndaluar djalin të futej në klasë për shkak të flokëve, ndërkohë pas reagimeve të prindit, komuna ka kërkuar nga shkolla që brenda 15 ditësh të nxirret një rregullore e re.

- Advertisement -

Hajrullahu ka thënë për KOHEN se rregullorja e deritanishme është miratuar nga këshilli drejtues i shkollës dhe është aprovuar edhe nga këshilli i prindërve në të kaluarën, ndërkohë është zbatuar në përpikëri deri më tash.

Ndërkohë drejtori Komunal i Arsimit në Komunën e Ferizajt, Afrim Llabjani, ka thënë se ka qenë një lëshim i shkollës me rregulloren. Llabjani ka thënë se është hedhur poshtë kjo rregullore dhe është kërkuar nga prindi ta rikthej fëmijën në shkollë.

“Ne e kemi pasur informacionin e prindit i cili nuk ka bërë ndonjë ankesë me shkrim, por ne kemi komunikuar me prindin dhe i kemi treguar se brenda ditës do të rregullohet kjo çështje, mirëpo ai ka bërë menjëherë reagime nëpër media. Ne kemi vepruar së bashku me inspektoratin dhe ai fëmijë duhet të rikthehet shumë shpejtë në bankat shkollore. Ne kemi shkuar në shkollë për të parë se ku është bazuar drejtoresha e shkollës për ta nxjerrë këtë rregullore dhe në bazë të informacioneve mendojmë se ka qenë një lëshim nga ana e drejtorisë së shkollës por shumë shpejtë do ta kthejmë nxënësin në bankat shkollore”, ka thënë Llabjani.

Në anën tjetër, drejtoresha e shkollës “Jeronim De Rada” Selvete Hajrullahu, ka thënë për KOHEN se reagimi i prindit ka qenë i nxituar.

“Rregullorja e mëhershme është nxjerrë nga këshilli drejtues i shkollës, andaj unë kam kërkuar që të ndryshohet në të kaluarën por këshilli e ka miratuar sërish të njëjtën. Ndërkohë prindi i këtij nxënësit ka qenë tendencioz dhe i nxitur nga dikush për ta bërë këtë reagim. Ndërkohë komuna dhe inspektorati tashmë e kanë hedhur poshtë atë rregullore dhe brenda 15 ditësh do ta nxjerrim një rregullore të re”, ka thënë Hajrullahu. /KOHA

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Dritan Staro: Nivelet e mësuesve për zhvillimin profesional sipas Gabriel Diaz Maggioli

Shkrimi i përgatitur nga Dritan Staro bazohet në eksperiencën e Dr. Gabriel Díaz Maggioli....

Licencimi i avancuar i mësimdhënësve, sukses i ministrisë apo proces me mangësi?

Provimi i licencimit të avancuar për mësimdhënës, i zhvilluar së fundmi nga Ministria e...

Nis mësimi në shkollën shqipe “ILIRIA” në Londër – nxënësit të gëzuar marrin në duar Abetaren shqipe

Ka nisur dje mësimi në shkollën shqipe "Iliria" në Londër. Shkolla ka njoftuar se dje...

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...