E enjte, 6 Mars, 2025

Ndryshime në vitin e ri shkollor: Disa lëndë brenda një ore mësimi

- Advertisement1-

Vitin e ri shkollor, pritet të zhvillohen në një orë mësimi disa lëndë bashkë.

Mësimi i kombinuar do të testohet fillimisht me lëndët e shkencave të natyrës si kimi, fizikë, biologji bashkë me matematikën. Për këtë metodikë është e nevojshme të përdoren pajisje teknologjike.

- Advertisement -

Në një kohë kur teknologjia është bërë pjesë e pandashme e përditshmërisë, Ministria e Arsimit po përpiqet që pas pandemisë që ta përfshijë atë gjatë procesit mësimor. Për të tërhequr më shumë nxënësit e klasave nga e 6 deri në të 9, ndaj lëndëve shkencore, në shkolla do të paraqitet platforma PHET SIMULATIONS si mjet mësimdhënës nëpërmjet animacioneve.

Ky aplikacion është pa pagesë dhe është projekt i realizuar nga Universiteti i Kolorados, ku mund të regjistrohen mësuesit dhe nxënësit e të mësojnë fizikën, biologjinë, kiminë e matematikën duke u argëtuar.

Simulimet janë përkthyer në rreth 90 gjuhë të botës dhe në gjuhën shqipe që në fillimin e krijimit të kësaj platforme. Megjithatë, në udhëzuesin e përgatitur nga Agjencia e Cilësisë së arsimit parauniversitar parashikohen sfidat që do të ndeshen arsimtarët, ku do ju duhet kohë për të fituar aftësi në përdorimin e platformës për tua shpjeguar lehtësisht më pas edhe nxënësve.

Demonstrimet apo vizualizimet e dukurive të ndryshme fizike, kimike, etj, si dhe punët laboratorike virtuale janë krijuar për të ndihmuar nxënësit të zhvillojnë aftësi të reja kërkimore shkencore, duke e ndërthurur me mësimin tradicional. Ndërsa për mësuesit mundëson një zhvillim profesional të vazhdueshëm duke përdorur një gamë të gjerë burimesh informacioni të mësimdhënies. Platforma phet simulations është përdorur vitet e fundit edhe për hartimin e testit PISA dhe i familjarizon nxënësit me këto ushtrime.

Anomali në furnizimin me energji, ndërpriten shërbimet në drejtoritë rajonale të transportit
Mirëpo kjo është një risi për institucionet arsimore shqiptare, ku jo të gjitha kanë infrastrukturën e duhur për zhvillimin e mësimit në mënyrë digjitale, ndaj shtatori do të tregojë se si do të funksionojë ky projekt.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Nxënësi Amsal Hyseni nga Mitrovica do ta përfaqësojë Kosovën në garat ndërkombëtare në Barcelonë

Nxënësi i shkollës SHFMU "Musa Hoti", Amsal Hyseni, mori pjesë në garat e nivelit...

Shkolla “Shaban Jashari”, në Skenderaj organizon një sërë aktivitetesh për nder të Epopesë së UÇK-së

Shkolla "Shaban Jashari", në Skenderaj sot ka organizuar një sërë aktivitetesh për nder të...

Gjimnazi “Hivzi Sulejmani” sërish pjesë e Programit të Promovimit të Vlerave Humane (PVH)

Gjimnazi "Hivzi Sulejmani" është sërish pjesë e Programit të Promovimit të Vlerave Humane (PVH),...

Edoneta Sada, edukatorja nga Cermjani i Gjakovës – çdo ditë jep maksimumin për edukimin e fëmijëve

Puna e edukatoreve në shkolla është shumë e rëndësishme, pasi luajnë rol kyç në...