E hënë, 20 Janar, 2025

Sistemi arsimor në Kosovë nga viti 1999 deri në 2023 ka pësuar ndryshime të shumta në planprograme

- Advertisement1-

Sistemi arsimor në Kosovë nga viti 1999 deri në 2023 ka pësuar ndryshime të shumta në planprograme, tekste shkollore, trajnimin e mësimdhënësve dhe vlerësimin e nxënësve.

Të gjitha këto ndryshime në sistemin arsimor nga mësimdhënësit cilësohen ndryshime me shumë sfida.

- Advertisement -

Zbatimi i kurrikulës konsiderohet sfida më e madhe që nga shtetësia e Kosovës nga mësuesit dhe arsimtarët, pasi realizimi i saj në procesin mësimor kërkon rregullim të infrastrukturës shkollore dhe ligjore në përputhje me planprogramin mësimor, gjë e cila sipas mësimdhënësve ka munguar dhe vazhdon të çalojë edhe në vitin 2023.

“Fillimi i mësimit me kurrikulë të re duke përdorur literaturë të vjetër ka qenë mjaft sfidë për mua si mësimdhënëse e klasës së parë”, shprehet për RTK-në mësuesja Sherife Dalipi.

Derisa edhe mësimdhënësja tjetër thotë se është dashur të kërkojnë literaturë në internet apo burime tjera për t’u përshtatur me kurrikulat e reja.

Pikërisht për këtë drejtues të Institutit Pedagogjik të Kosovës, në vitin 2019 realizuan hulumtimin.

“Ky ndryshim ishte shumë i shpejt dhe i vështirë pasi sistemi nuk ishte përgatitur sa duhet”, shprehet Selim Mehmeti nga Instituti Pedagogjik i Kosovës.

“Kurrikula e bazuar në kompetenca”, nga e cila vihet në dukje se ndryshimet e bëra në sistemin arsimor kanë qenë të shpeshta, e të cilat kanë ndikuar në formë negative në mësimdhënie e mësimnxënie.

- Advertisement -rrrrrrr

Drejtues të Ministrisë së Arsimit për 5 vitet e ardhshme vënë në dukje se objektivat e tyre në sistemin arsimor do të jenë të fokusuara në: edukimin në fëmijërinë e hershme, tekstet shkollore, arsimin profesional, arsimin e lartë dhe digjitalizimin.

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Licencimi i avancuar i mësimdhënësve, sukses i ministrisë apo proces me mangësi?

Provimi i licencimit të avancuar për mësimdhënës, i zhvilluar së fundmi nga Ministria e...

Nis mësimi në shkollën shqipe “ILIRIA” në Londër – nxënësit të gëzuar marrin në duar Abetaren shqipe

Ka nisur dje mësimi në shkollën shqipe "Iliria" në Londër. Shkolla ka njoftuar se dje...

INTERVISTË| Sedat Bajrami, drejtor i shkollës “Mushnikova”: Pagat e mësimdhënësve duhet të jenë motivuese

 Nisi punën në arsim në vitin 1990, dhe ka plot 35 vjet përvoje pune....

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...