E shtunë, 27 Korrik, 2024

Ndryshe nga të rriturit, fëmijëve iu pëlqejnë më shumë ky lloj i dhuratave

- Advertisement1-

Fëmijët janë më të lumtur me dhurata materiale më shumë sesa me eksperienca.

Nëse doni të bëni një dhuratë fëmijës tuaj për festa të fundvitit, për ditëlindje ose për çfarëdo rasti, atëherë dhuratat materiale janë zgjedhja e duhur, shkruan “CNBC”.

- Advertisement -

Sipas një studimi të ri, fëmijët preferojnë më shumë dhuratat materiale para eksperiencave të ndryshme, p.sh. ti dërgoni në një park lojërash ose diçka të tillë, transmeton lajmi.net.

Pse preferojnë fëmijët dhuratat materiale?

Kërkuesit nga Univeristeti i Illinois kanë konkluduar se fëmijët bë mosha më të reja, deri në moshën 5 vjeçare preferojnë të kenë një dhuratë që mund të përdorin, si lodrat apo diçka të tillë.

Një fëmijë i kësaj moshe nuk ka një kujtesë mirë të zhvilluar, dhe kujtimi i eksperiencave do të jetë diçka që ata do të harrojnë shumë shpejt, por dhuratat materiale janë diçka që do ta ketë për një kohë më të gjatë prandaj ata do ta kujtojnë më gjatë dhe do të jenë më mirënjohës dhe të lumtur me këtë dhuratë.

Ato janë përkujtime fizike që do të ngjallin gëzim sa herë që ata do t’i përdorin.

Për një eksperiencë të jetë kujtim i bukur dhe i lumtur, fëmija duhet të jetë në gjendje të mbajë mend eksperiencën në detaje, por kjo nuk do të ndodhë tek fëmijët në fazën parashkollore si shkak i fiziologjisë së trurit të tyre.

- Advertisement -rrrrrrr

Teksa ata arrijnë moshën 13 vjeç deri në atë 17 vjeç, ata do të ndjenjë më shumë lumturi nga eksperiencat sesa kur ishin fëmijë të vegjël.

Meqenëse rrethanat e pandemisë do e bëjnë më të vështirë të bëni udhëtime dhe eksperienca të ndryshme si dhuratë për fëmijët tuaj, kujtojeni këtë studim për vitet e tjera, sepse do iu ndihmoj të mbani fëmijën tuaj të lumtur!

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Gjest human: Mërgimtari që jeton në Gjermani do ta paguajë shumën për shërimin e 13 vjeçares

Dje dhe sot nëpër media ka qarkulluar thirrja për ndihmë ndaj Rinesa Danit. Për trajtimin...

9 vjeçarit nga Prizreni, Benjamin Beqirit i duhet ndihmë financiare për shërim

Benjamin Beqiri nga Prizreni, i cili po përballet me disa sëmundje që në lindje...

Alp Morina (1-vjet e gjysmë), nga Lumishta e Malishevës ka nevojë për ndihmë

Apel për ndihmë! Alp (Liridon) Morina, nga fshati Lumishtë komuna Malishevë, mosha 1vit e gjashtë...

Vipa çips: Sigurinë e kemi gjithmonë në nivel, po eksportojmë në Itali pa asnjë pengesë

Kompania ‘Pestova’ ka reaguar lidhur me lajmin që u publikua në media lidhur me...