E diel, 24 Nëntor, 2024

Ndryshe nga çfarë ishte premtuar, nxënësit në Durrës nuk nisin sot mësimin në shkollat e reja

- Advertisement1-

Në prag të dy vjetorit, pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, shkollat e Durrësit mbeten ende larg rindërtimit.


Nga 31 institucione arsimore të dëmtuara nga tërmeti, 14 prej tyre nuk i hapin dyert këtë vit shkollor për nxënësit. Procesi i rindërtimit ka ecur me ritme të ngadalta, gjë që pranohet dhe nga vetë Bashkia Durrës, e cila e zbut ngadalësinë e këtij procesi, duke pretenduar se janë shembur të gjitha godinat që do të rindërtohen, por nga vëzhgimi në terren rezulton e kundërta.

- Advertisement -

“Shkollat, kopshtet, spitalet, qendrat shëndetësore të dala jashtë funksionit, duhet të rindërtohen nga e para deri në shtatorin e ardhshëm (të vitit 2020). Në sezonin e ri shkollor 2020-2021, fëmijët e shkollave të rrënuara duhet ta nisin shkollën në shkolla të reja e kushte shumë më të mira se sa ato që kishin përpara tërmetit”, u shpreh Kryeministri Edi Rama në dhjetorin e 2019-s.

Por afatet ndryshuan shpejt, në prill 2020, Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj tha se në 1 nëntor 2020 do të jenë gati shkollat e dëmtuara nga tërmeti.

“Nuk arrijmë dot që t’i fusim nxënësit në këto shkolla më 1 shtator, por më 1 nëntor do të jetë e garantuar. Më 1 nëntor do jenë gati 40 shkolla të reja, si pjesë e procesit të rindërtimit”, tha ai.

Por këto afate kaluan dhe në Durrës, në një nga zonat më të goditura nga tërmeti, infrastruktura shkollore nisi të shohë shpresë në fillim të vitit 2021. Konkretisht një nga shkollat e para që përfundoi nga donatorët ishte ajo profesionale “Hysen Çela”, si pjesë e projektit të Bashkimit Europian në kuadër të procesit të Rindërtimit, në zbatim nga UNDP.

Shkolla e mesme Sportive “Bernardina Qeraxhia” si dhe Konvikti i shkollës janë në fazë projektimi dhe konsultimi publik. Gjimnazi “Gjergj Kastrioti”, i cili ka rreth 628 nxënës si dhe “Naim Frashëri” gjithashtu paraqiten në fazë projektimi, por ende nuk ka ndërhyrje në godinat e tyre. Gjimnazi “Olsi Lasko” në zonën e Shkozet paraqitet se ka përfunduar fazën e konsultimit me komunitetin.

E njëjta problematikë shoqëron edhe shkollën 9-vjeçare “Eftali Koci”, ku pavarësisht se bashkia thotë që janë shembur godinat, kjo gjë nuk ka ndodhur. Kjo shkollë ka në brendësi të saj edhe sistemin parashkollor, ku në total janë rreth 582 nxënës.

- Advertisement -rrrrrrr

Ndërsa përsa i përket rikonstruksioneve të shkollave , Bashkia Durrës ka vetëm 6 objekte në proces. Përkatësisht bilanci qëndron i tillë: Shkolla e mesme teknologjike “Hysen Cela” dhe shkolla “1 qershori” ka përfunduar dhe është kryer rikonstruksioni me fondet e UNDP-së, ndërsa shkolla 9 vjeçare “14 nëntori” do të kryhet në një fazë të dytë.

Në proces rindërtimi në Bashkinë Durrës janë 25 shkolla dhe 6 të tjera për rikonstruksion, ku statusi i tyre aktual sipas vëzhgimit në terren dhe burimeve zyrtare nga institucionet është si më poshtë:

12 shkolla janë financuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, ku kanë përfunduar të gjitha procesin e rindërtimit, shkolla që ndodhen në qytet, dhe në 3 njësi administrative, si:

Shkolla 9 vjeçare “Bedrie Bebeziqi”

Shkolla 9 vjeçare “Shaqe Mazreku”

Shkolla 9 vjeçare “Hasan Koçi”

Shkolla 9 vjeçare “Qemal Mici”

Shkolla 9 vjeçare “Neim Babameto”

Kopshti “Met Hasa”

Shkolla 9 vjeçare “Adem Gjeli” Gjuricaj njësia Administrative Ishëm

Shkolla 9 vjeçare “Xhelal Shtufi” Shkafanaj, njësia administrative Ishëm

Shkolla 9 vjeçare “Vëllezërit Haradinaj”, Shkafanaj, njësia administrative Rrashbull.

Shkolla 9 vjeçare “ Njazi Mastori”, Sukth

Kopshti “Njazi Mastori” Sukth, godinë e veçantë

C.U Perlat

Në shkollat e financuara nga UNDP , aktualisht vazhdojnë punimet në 3 shkolla, në 2 shkolla punimet kanë përfunduar, 4 janë në fazë projektimi, ndërsa dy shkolla janë në për një afat më të mëvonshëm.

Ky proces është disi i vonuar, pasi pas ekspertizave të ndryshme ka pasur edhe një lloj kakofonie institucionale lidhur me shifrat.

Nxënësit e këtyre shkollave janë të detyruar të shkojnë në shkolla të tjera, ku mësimi do të zhvillohet me 4 turne.

Durrësi përfshin 56 kopshte, 46 shkolla 9-vjeçare, 14 shkolla të mesme dhe 2 shkolla profesionale, teksa një pjesë e mirë e tyre janë sot kantiere ndërtimi për shkak të dëmeve të mëdha materiale që pësuan nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Durrësi ka në total rreth 13 000 nxënës, këta të fundit presin të mësojnë në kushte të përshtatshme jo me turne, por pranë shkollave të tyre të reja.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Buxheti për arsim i 2025-tës: 101 milionë euro më i lartë se katër vjet më parë

Buxheti për arsim për vitin 2025, sipas ministres Arbërie Nagavci do të jetë 417...

Shkolla “Mustafë Venhari” në Vushtrri shkëlqen nga pastërtia

Shkolla fillore “Mustafë Venhari” në Vushtrri po dëshmon se një mjedis i pastër është...

Dorëshkrimet e Ismail Kadaresë ekspozohen sot në Prishtinë

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës në bashkëpunim me drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave...

Vrasja e nxënësit 14-vjeçar/ Zbardhet dëshmia në mbledhjen me prindërit: Autori nxori thikën në klasë

Në rrjetet sociale është publikuar një audio nga mbledhja me prindërit e shkollës “Fan...