Eksperti i arsimit, Ndriçim Mehmeti, tha se shkollat në vendin tonë nuk bëjnë raportime për çështje sensitive si bullizimi, diskriminimi.
Duke vijuar Mehmeti tha se mësuesi merret me shkresa, me rezultate provimi dhe se shkolla ka humbur misionin që ka për të edukuar qytetarë.
Sipas Mehmetit është problem i madh që nuk kemi institucione rehabilitimi.
“Nuk kemi raportim për bullizmin, diskriminimin, kemi pak raportime për grindje verbale apo fizike. Shkolla përpiqet i mbyllë brenda veten me idenë që nuk do të ketë të tilla. E njëjta gjë ndodhi dhe në Fan Noli”.
“Mësuesin e kemi bërë shkresaxhi, interesohemi si do dalë në PISA, në provim, a janë mirë në matematikë dhe gjuhë. Ne nuk po prodhojmë qytetarë. Qëllimi ynë është sa qytetarë kemi, sa janë të vetëdijesuar për të drejtat që ja nxënësi dhe të tjerët”.
“E keqja jonë është që nuk kemi institucione rehabilitimi. Shkolla rend pas statistikave, dhe faktin që të jenë sa më mirë. Askush nuk mban përgjegjësi. Ndodhi një vrasje dhe nuk ndodh asgjë. Kemi standarde të dyfishta. Askush nuk dha dorëheqje nga pikëpamja morale”, ka deklaruar Mehmeti për MCN Tv.
Më tej Mehmeti tha se një pjesë e oficerëve të sigurisë nuk kanë trajnimin e duhur dhe se veprimtaria e tyre nuk koordinohet me hallkat e tjera.
Një pjesë e oficerëve të sigurisë nuk kanë trajnim të mjaftueshëm. Veprimtaria e tyre nuk koordinohet me drejtorinë e shkollës, psikologun, punonjësi social. Drejtoria është e interesuar të mos ketë asnjë skandal.