Ndodh në Skenderaj: Nxënësi shkon me pistoletë në shkollë

- Advertisement -

Një mësimdhënës në një shkollë në Skenderaj ka raportuar në Polici se teksa po kontrollonte një nxënës ka gjetur një pistoletë.

- paragrafi 1 -

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit dhe të prindit dhe i njëjti me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

- Advertisement -

Njoftimi i policisë:

ARMËMBAJTJE PA LEJE

Rr. Epopeja e Jasharajve, Skenderaj 08.03.2023 – 08:45. Ankuesi kosovar mësimdhënës në shkollë ka njoftuar se gjatë kontrollit tek një nxënës ka gjetur një pistoletë. Njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes, ku e kanë sekuestruar pistoletën së bashku me dy fishekë. I dyshuari (i mitur) është intervistuar në prani të avokatit dhe prindit dhe i njëjti me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.