E diel, 19 Janar, 2025

Ndodh në Shqipëri, shkon në klasë të parë dhe ka veç gjyshen si shoqe banke

- Advertisement1-

Shkolla e fshatit Shtëpëz në Bashkinë e Gjirokastrës, hapi dyert këtë të hënë për vitin e ri 2023-2-2024, por pamja aty duket sikur është në një tjetër realitet. Dramatike se çfarë po ndodh me zonat larg Tiranës.

Diljani është i vetmi nxënës në klasën e parë në këtë shkollë. Ndryshe nga sa e kishte imagjinuar, si shok banke ka gjyshen e tij. Në klasë vjen edhe një vajzë e klasës së dytë dhe një djalë në ciklin parashkollor, duke plotësuar numrin maksimal të nxënësve.

- Advertisement -

Mësuesja e shkollës shpreson që familjarët e saj, banorët e fshatit dhe në fund bashkia, të kthejnë sytë dhe të ndihmojnë me çfarë të munden për të përshtatur më mirë ambientet e kësaj godine si një shkollë.

Fshati Shtëpëz ka 120 familje, por kushtet e shkollës kanë bërë që shumica e tyre t’i dërgojnë fëmijët në shkollat e qytetit të Gjirokastrës./TvKlan

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

INTERVISTË| Sedat Bajrami, drejtor i shkollës “Mushnikova”: Pagat e mësimdhënësve duhet të jenë motivuese

 Nisi punën në arsim në vitin 1990, dhe ka plot 35 vjet përvoje pune....

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...