Ndodh edhe kjo: Shkolla e Gushavcit u projektua pa kaldajë, por vetëm me radiatorë

- Advertisement -

Një skandal ka ndodhur me projektimin e shkollës fillore “Harun Beka”, në Gushavc të Mitrovicës.

- paragrafi 1 -

Burimet e “Jepi zë”, i kanë thënë gazetës se projekti nuk e ka paraparë fare kaldajën për ndezje, respektivisht për ngrohjen e shkollës.

- Advertisement -

Skandali bëhet edhe më i madh sepse, ani pse nuk ka kaldajë, projekti ka paraparë vendosjen e radiatorëve.

Sot nxënësit po vazhdojnë mësimin në kushte të vështira, për shkak të ambientit të ftohtë nëpër klasa.

Shkolla “Harun Beka” ishte përuruar gjatë fushatës zgjedhore, anipse nuk ishte e përfunduar tërësisht dhe mungonte invertari.

- Advertisement -

Mbledhja e bankave dhe karrikeve nga shkollat tjera ishte bërë vetëm që të hapet shkolla gjatë fushatës, për vota, ndërsa nga ajo ditë shkolla ende nuk është furnizuar me invertar të ri.