Ndodh edhe kjo: Që t’i ikë burgut, mësuesja martohet me nxënësin

- Advertisement -

Prokurorët kanë hequr dorë nga akuzat kundër një mësueseje të shkollës së mesme në Misuri, pasi ajo u martua me studentin me të cilin akuzohej se kishte kryer marrëdhënie seksuale.

- paragrafi 1 -

Në shkurt 2019, ish-mësuesja e shkollës së mesme, Baylee A. Turner, 26 vjeç, u akuzua për kontakt seksual me një nga nxënësit e saj pas një hetimi nga Departamenti i Sherifit të Qarkut Jasper, raportoi Joplin Globe.

- Advertisement -

Turner, asokohe 23 vjeçe, ishte mësuese e vitit të parë të anglishtes në shkollën e mesme kur u akuzua për marrëdhënie seksuale me një nxënës në janar të vitit 2019, duke e çuar në dorëheqjen e saj.

Siç raporton Daily Mail, Turner përballej me deri në katër vjet burg, andaj për t’i ikur kësaj, zgjodhi të martohej me nxënësin.

Ligji i shtetit të Misurit ndalon kontaktin seksual midis mësuesve dhe studentëve, pavarësisht moshës.