Ndodh edhe kjo, Ministria e Arsimit publikon foton e një burri me gishtin e mesëm

- Advertisement -

Ministria e Arsimit e ka bërë një huqje në një nga postimet e saj në rrjete sociale.

- paragrafi 1 -

Në një postim në Facebook, MASHT ka publikuar disa fotografi nga përurimi i një shkolle në Gjakovë.

- Advertisement -

Mirëpo, ajo që ra në sy është një fotografi e një burri duke ‘pozuar’ me gishtin e mesëm.

Anipse Ministria e ka larguar fotografinë pas pak minutash, Gazeta Online Reporteri.net ka arritur të sigurojë një video ku në kolazhin e fotografive të përurimit të shkollës shihet edhe fotoja e tij. Ndërsa më vonë është fshirë krejt postimi.

 

- Advertisement -

Nuk dihet identiteti i personit në fjalë dhe pozita që e ka ai në Ministri të Arsimit.