Ndihmohen 17 familje me paratë e mbledhura nga shitja e kartolinave të punuara nga nxënësit e shkollës “Emin Duraku” në Prizren

- Advertisement5 -

Janë ndihmuar 17 familje në nevojë me paratë e mbledhura nga shitja e kartolinave të punuara nga nxënësit e shkollës “Emin Duraku” në Prizren, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimi i shkollës:

- Advertisement - M1

NDIHMOHEN 17 FAMILJE NGA TË HOLLAT E MBLEDHURA NGA SHITJA E KARTOLINAVE

Në aksionin e radhës të bamirësisë në vepër, një simbol i pandarë i shkollës tonë, u bë shitja e kartolinave të punuara nga vetë nxënësit me rastin e festave të fundvitit që lamë pas.

Ne jemi të emocionuar të njoftojmë arritjet e jashtëzakonshme të nxënësve tanë! Nëpërmjet shitjes së rreth 130 kartolinave festive të punuara me dorë, ata kanë mbledhur me sukses 525 €, një dëshmi e krijimtarisë së tyre dhe shpirtit bamirës.

- Advertisement - m2

Kartolinat e krijuara nga nxënësit tanë të talentuar nuk ishin thjeshtë copa letre; ishin shprehje krijimtarie, gëzimi dhe përkushtimi. Çdo shitje mbante një pjesë të pasionit të tyre.

Nga shitja e këtyre kartolinave u mblodhën gjithsej 526 euro, të cilat u shpërndanë në 17 familje të nxënësve të shkollës sonë. Të hollat e mbledhura u dorëzuan, përmes kujdestarëve të klasave përkatëse, tek prindërit e këtyre nxënësve.

Falenderojmë nxënësit pjesëmarrës, prindërit, dhe të gjithë ata të cilët kontribuan në blerjen e këtyre kartolinave, me qëllimin human e të ndihmuarit të të tjerëve, duke shpalosur kështu vlerat më të çmuara njerëzore.

FB IMG 1704902324240FB IMG 1704902326443FB IMG 1704902329330