Disa dhimbje nuk zhduken asnjëherë dhe humbja e njerëzve të dashur është një prej tyre.
Këtë e ka treguar edhe moderatorja Fiori Dardha, që para 9 muajsh ka humbur njeriun e saj më të shtrenjtë, nënën, për të cilën nuk i kursen asnjëherë fjalët prekëse dhe e kujton shpesh, jo vetëm në të ditë të shënuara.
E ftuar në programin “ Abc e mengjesit” me Alban Musën ajo foli sërish për të ëmën, gruan më të fortë që kishte njohur, siç ajo e konsideron.
“Një pjesë e zemrës sime është shumë bosh. Është bosh sidomos kur vë kokën në darkë në jastikë dhe filloj e mendoj e kuptoj që njerëzit që ne kemi dashur shumë dhe kemi humbur, koha nuk na i largon dot, as dhimbjen nuk e ndalon dot, vetëm shton mallin”, tha Fiori e përlotur.
“E kujtoj me krenarinë më të madhe, e kujtoj me dashurinë më të madhe. Më vjen mirë që ka qenë një nga ato gra që ka lënë mbresa tek kushdo që e ka njohur. Ishte vërtetë një grua e rrallë mamaja ime, por nuk kam njohur ndonjëherë grua me kurajo të tillë”, u shpreh moderatorja, duke shtuar se është shumë krenare për të ëmën e ndjerë.
Ajo e kujton shpesh të ëmën, që u nda nga jeta në fillim të vitit. Asokohe Fiori tregoi se u kthye në punë në të tretat e të ëmës, menjëherë sapo është kthyer nga varrezat. Përtej dhimbjes, ajo tregoi se u detyrua të bënte grim e madje të qeshte, pasi televizioni nuk njeh sëmundje e zi.
Ndërkohë, sa i përket projekteve të reja, së bashku me Rozana Radin, Fiori po përgatitet për “Xhadat”, një emision investigativ dhe satirik që do të vijë në ekranin e “MCN TV”, që siç ka treguar ajo i duket shumë modern dhe shumë premtues!