E enjte, 10 Tetor, 2024

Ndërtimi i shkollës në Ponoshec të Gjakovës do të kushtojë mbi 1 milionë euro – do të ketë veç 131 nxënës

- Advertisement1-

Të palogjikshme dhe të paligjshme, e ka quajtur Ish-Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, investimin prej mbi një milionë eurosh në një shkollë fillore në fshatin Ponoshec të Gjakovës.

“Të palogjikshme”, Kastrati e quajti, sepse siç tha ai, ndërtohet një shkollë ku janë veç 131 nxënës derisa ka shkolla me nga 500-1000 nxënës s’kanë as tualete funskionale, ndërsa “të paligjshme” sepse ligji nuk e lejon investimin në shkolla fillore dhe të mesme të ulëta nëse ka më pak se 210 nxënës.

- Advertisement -

Madje, shkelje tjetër, Kastrati thotë se është ajo që realizimin e projektit duhet ta bëjë komuna e jo ministria.

Reagimi i plotë i Kastratit:

Para 10 vitesh kjo shkollë ka pasur 350-400 nxënës. Nuk ka njeri në Kosovë që nuk është nostalgjik për kohën kur shkollat në Kosovë ishin plot. Zhurma e tyre ishte reflektim i shpresës, potencialit. Por sot ne po përballemi me shtrëngime të shumta. Shkolla me numër të vogël të nxënësve. Dhe janë po të njejtit prindër që po ballafaqohen me vështirësi financiare për shkak të inflacionit. E qeveria vazhdon me keqplanifikim. Buxheti i shtetit duhet të shpenzohet në të mirën e komunitetit. Por kur bëhet paushall, shkon në dëm të tij. Andaj ky denoncim do të duhej të shërbejë për instancat ligjore të cilat duhet të ndërmarrin masa ndaj këtyre keqplanifimeve. Sepse qytetari nuk është roje për të protestuar për secilin akt. Akt i cili ia ndikon mirëqenien edhe ashtu të vobektë. Qytetari i Kosovës meriton më shumë, më mirë.

Ky është gurthemeli i një shkolle në një fshat të Kosovës. Një moment krenarie, suksesi, shprese. Përveç se nuk ishte i tillë. Ministrja e Arsimit bashkë me Kryeministrin filluan një projekt që është: i palogjikshëm, i jashtligjshëm. Mbi një milionë euro për një shkollë që ka veç 131 nxënës. E palogjikshme dhe papranueshme sepse Kosova ka nevojë për investime të planifikuara më mirë. Nuk ka logjikë një shkollë me 150 nxënës të ketë investim mbi një milionë euro kur shkollat me 500 a 1000 nxënës nuk kanë toalete funksionale. Kanë stërgrumbullim të nxënësve. Jo se fshati nuk meriton investim. Por, 130 nxënës mund të gëzonin kushte shumë shumë të mira me shumë më pak investim.

Për më shumë, ky investim është i jashtligjshëm. Sipas kornizës ligjore në Kosovë është e ndaluar të investohet në shkolla fillore dhe të mesme të ulëta nëse kanë nën 210 nxënëx. Tash, ne ose do ta respektojmë ligjin dhe filozofinë e logjikën prapa kornizës sonë ligjore ose do të diskutojmë dhe ndërrojmë këto ligje apo akte administrative. Por ndërsa ato ekzistojnë, është e papranueshme, e rrezikshme dhe e frikshme që pushteti me lehtësi dhe pa drojë vazhdon t’i shkelë ato.

Për më shumë, realizimin e projektit me rregull duhet ta bëjë komuna e jo ministria. Edhe këtu vazhdon shkelja, problemi.

- Advertisement -rrrrrrr

Është e çuditshme por jo surprizuese qasja e partisë në pushtet e cila nuk përfillë kornizën ligjore dhe rregulluese të praktikave të organizimit të shoqërisë. Secili mund të ketë preferenca dhe pikëpamje mbi organizimin e shoqërisë, por ligjet janë udhërrëfyes dhe siguresa për demokracinë tonë. Të cilat po shpërfillen në masë të madhe sidomos në fushën e arsimit.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Ambient i këndshëm dhe i pastër në shkollën “Emin Duraku” në Prizren

Shkolla " Emin Duraku" në Prizren ka publikuar disa fotografi ku shihet ambient i...

Nobelin për Letërsi e fiton autorja Han Kang nga Koreja e Jugut

Çmimi Nobel në Letërsi për vitin 2024 i është dhënë autores koreano-jugore Han Kang...

Shkolla “Ismail Qemali” në Prishtinë themelon Këshillin e nxënësve, kryetare zgjedhet Riga Lahu

Shkolla "Ismail Qemali" në Prishtinë ka themeluar edhe Këshilli i Nxënësve në nivel shkolle. Kryetare...

Rreth 20 nxënëse u vetlënduan në Gjakovë me lojë të ‘Tik Tokut’, Policia mban mbledhje me prind të shkollës “Zekeria Rexha”

Komuna e Gjakovës së fundmi është tronditur nga një situatë e vetëlëndimit të nxënëseve...