Ka ndërruar jetë veteranja e arsimit në Mitrovicë, Shahë Salihu, profesoreshë e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Shkolla e Mesme e Mjekësisë ‘Dr. Xheladin Deda’.
Ajo u pensionua në maj 2024, pas një karriere 42-vjeçare në arsim, gjatë së cilës edukoi gjenerata të tëra nxënësish.
Lajmin për vdekjen e saj e ka bërë të ditur i biri, Besmir Salihu.
Varrimi i së ndjerës do të bëhet sot, më 14 qershor 2026, në ora 13:00, në varrezat e qytetit në Shipol. /JepiZë