Ka ndërruar jetë studenti i Kolegjit AAB, Izjadin Mjekiqi. Kështu ka njoftuar përmes një postimi kolegji.
Njoftimi nga Kolegji AAB:
TELEGRAM NGUSHËLLIMI
Kolegji AAB me pikëllim të thellë mori lajmin për ndarjen nga jeta të studentit tonë të dashur, Izjadin Mjekiqi.
Në këto momente të vështira, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen, të afërmit dhe miqtë e të ndjerit.
Izjadini do të kujtohet gjithmonë për përkushtimin, korrektësinë dhe kontributin e tij në jetën akademike, duke lënë pas kujtime të çmuara te kolegët dhe stafi ynë.
Qoftë i përhershëm kujtimi për të. U prehtë në paqe.