Ndërron jetë Sadik Berisha, profesor i njohur i Gjimnazit ‘Bedri Pejani’ në Pejë

- Advertisement5 -

Në moshën 68-vjeçare, pas një sëmundjeje të gjatë, profesori i njohur i Kimisë në Gjimnazin ‘Bedri Pejani’, Sadik Berisha, është ndarë nga jeta, duke lënë një boshllëk të madh në komunitetin arsimor dhe në familjen e tij.

- paragrafi 1 -

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar djali, Dr. Korab Berisha, i cili ka njoftuar edhe për procedurat mortore: “Mbledhja komemorative do të mbahet në ora 12:00 në Asamblenë Komunale të Pejës, ndërsa varrimi i të ndjerit bëhet nesër në ora 15:00, në varrezat e qytetit të Pejës.”

- Advertisement - M1

Njoftimi nga djali Korab Berisha:

Me dhimbje të thellë dhe zemra të thyera njoftojmë familjarët, miqtë dhe dashamirët se më i dashuri ynë, Prof. Sadik Sh. Berisha u nda nga jeta në moshën 68-vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë me të cilën luftoi me forcë, durim dhe dinjitet deri në frymën e fundit.

Ai ishte bashkëshort i dashur, baba i përkushtuar, gjysh i mrekullueshëm, profesor i respektuar dhe njeri me zemër të madhe, i cili la pas kujtime të paharruara dhe një boshllëk të pazëvendësueshëm në jetën tonë.

- Advertisement - m2

Mbledhja komemorative mbahet nesër në ora 12:00 në Asamblenë Komunale të Pejës
Varrimi i të ndjerit bëhet nesër në ora 15:00, në varrezat e qytetit të Pejës.

Kujtimi dhe dashuria për të do të jetojnë përgjithmonë në zemrat tona.

Me pikëllim të thellë:
Bashkëshortja: Flora
Djemtë: Korab dhe Krenari
Vajzat: Kaltrina dhe Krenarja