Ndërron jetë profesori Zahadin Shemsedini nga Dragashi

- Advertisement5 -

Ka ndërruar jetë profesori Zahadin Shemsedini nga Dragashi. Njoftimin e ka dhënë drejtoresha e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj Gutaj.

- paragrafi 1 -

Ajo thotë se vdekja e profesorit Zahadin është një humbje të madhe për botën akademike.

- Advertisement -

Njoftimi nga drejtoresha e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj:

Telegram ngushëllimi!

Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Prof. Zahadin Shemsedinit.Vdekja e tij përbën një humbje të madhe për botën akademike

- Advertisement -

Angazhimi me dekada në arsim ishte frymëzim për shumë gjenerata. Prof. Zahadini ka lënë gjurmë të pashlyeshme dhe do të jeton gjatë në kujtesën tonë duke lënë pas një trashëgimi të çmuar profesionale, shkencore dhe njerëzore.

Me nderimin më të madh për kontributin dhe trashëgiminë e pavdekshme arsimore, shprehi ngushëllimet më të sinqerta për familjen Shemsedini, bashkëpunëtorëve të afërt, kolegëve gjithë nxënësve e studentëve nëpër gjenerata.

Me nderime,
Luljeta Veselaj-Gutaj
Drejtoreshë e Drejtorisë së Arsimit- Prizren