Ndërron jetë profesori Sejdi Matoshi

- Advertisement5 -

Gjimnazi “Xhevdet Doda”, ka njoftuar se ka ndërruar jetë profesori shumëvjeçar i tyre Sejdi Matoshi.

- paragrafi 1 -

Në njoftimin e shkollës thuhet se profesori Sejdi ka punuar për shumë vite si profesor i biologjisë, deri në pensionimin e tij.

- Advertisement - M1

Njoftimi i shkollës:

Telegram Ngushëllimi

Me dhimbje të thellë njoftojmë se sot, më 25.03.2026, ka ndërruar jetë ish-kolegu ynë shumëvjeçar, prof. Sejdi Matoshi.

- Advertisement - m2

Profesori Sejdi ka punuar për shumë vite si profesor i biologjisë në Gjimnazin “Xhevdet Doda”, deri në pensionimin e tij. Kontributi i tij në edukimin dhe formimin e shumë gjeneratave të nxënësve do të mbetet një vlerë e çmuar në historinë e gjimnazit tonë.

Gjimnazi “Xhevdet Doda” shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe të gjithë ish-nxënësit e profesor Sejdës.

U prehtë në paqe.